''Eja, se këtu fshihet një pjellë e shejtanit'' - Musa Lamallari (Tim Shkupi)

Musa Lamallari (Tim Shkupi) Pas dy muaj qëndrimi në Shkup, u binda me fakte, pas një vizite spontane me rastin e festës së Kurban Bajramit, ...

Musa Lamallari (Tim Shkupi)
Pas dy muaj qëndrimi në Shkup, u binda me fakte, pas një vizite spontane me rastin e festës së Kurban Bajramit, se gjendja e shqiptarëve të Maqedonisë nuk është aspak afër idealeve të dëshmorëve të kombit, rrugët e fshatrave të zonës kufitare me luginën e Preshevës janë rrugët me tumba, rrugët më të këqija në Europë, rrugë pa asnjë gram asfalt, kurse aty pranë fshatrave të kësaj zone kalon korridori 10, që lidh Beogradin me Athinën, e kjo do të thotë se diçka nuk është në rregull, kurse në heshtjen tuaj dhe tonën, në dekadën e dytë të shekullit njëzet e një, në këtë frikë kolektive, qëndron përbuzja e dinjitetit njerëzor, e të qenurit njeri, jo më e të qenurit shqiptar ose musliman.
A thua, vallë, po i përjetojmë paraljmërimet e profetit Muhamed me shenjat e përfundimit të historisë?!
Aty ku cënohet dinjiteti njerëzor, sulmohet në kurriz krenaria e të qenurit mëkëmbës i Zotit, nuk mbetet tjetër veçse të jetojmë të nënshtruar deri në pafundësi, ose të them edhe një herë “ose” të shohim të vërtetën lakuriq, të lokalizojmë këtë sëmundje kolektive dhe të fillojmë dalëngadalë të shërohemi prej saj. 
Hapi  parë që duhet bërë: është të thejmë heshtjen, të jemi transparent dhe këtë virus të “Dexhallit” ta shporrim nga vetvetja,.duke thyer heshtjen, të nisemi drejt një të ardhme tjetër, drejt një buzëqeshje të dinjitetshme për fëmijët tanë. Përndryshe, sytë tanë do të verbohen në mashtrime tjera dhe tre shkronjat në ball të tij KFR, nuk do të mund t’i shohim kurrë!
Hapi i dytë është të mos nënshtrohemi para fitneve të “Dexhallit”, njerëzve qeveritar, miopëve, batakxhinjëve, profiterëve dhe grykësve partiak, racës së Kabilit, as partive tjera në pritje për kulaçe të njëjta. Pse të nënshtrohemi, kur shpirti ynë është në duar të Zotit, trupi ynë është mrekullia, matematika e Zotit, që i mposht të gjitha matematikat tjera të botës, e mos të flas për matematikat e rezilëve qeveritarë dhe sejmenëve të tyre jashtëqeveritarë.
Pse nuk themi: “Sikur diellin në krahun e djathtë dhe hënën në krahun e majtë nuk largohemi nga rruga e dritës dhe shpëtimit, rruga e njerëzores, rruga e të vërtetës, që nuk ka hyjni tjetër përveç hyjnisë së Allahut”
Kërcënuesit (“rixhagji) dhe të kërcnuarit (në pritje)
Ata që bëhen msyt, shkues, rixhagji janë kërcnuesit e shpirtit tuaj, o ju të kërcnuar (në pritje), nuk janë lajmëtarë të lirisë, as të bereqetit, janë pjella më e ndytë e shqiptarisë, që në këtë ndytësirë të tyre brenda 2 a 3 viteve do të ngulfaten shumë më keq se Ebu Lehebi. 
Ata (kërcënuesit) nuk e kuptojnë se si është duke rrahur impulsi i zemrës së rinisë shqiptare në Maqedoni. 
Ata që kanë frikë të Vërtetën janë bijtë e Iblisit. Ata që fshehin të Vërtetën do të jenë banues të ferrit. Ata janë eksploatuesit e shpirtit tuaj. Ata janë frikacakë kur janë vet me vetveten, ata gjumin e bëjnë me pantollona, ata kanë mbushur kupën dhe janë në pritje të krismave të fishekzjarrëve të tyre partiake, i pari, i dyti ose i treti në listë, por do të ndodhë e kundërta, do t’u vijnë si rrufe mbi kokët e tyre xixat e shkëndijes së Zotit.
Si njeri dhe shkupjan, si shqiptar dhe musliman, si londinez dhe britanez, po ua pinë sorra mendt e prekni me FITNE në interesin e dinjitetit social të shqiptarëve që nuk ndajnë bashkëkombasit e tyre në ngjyra partiake. 
Më shumë se 70 për qind po përjetojnë përbuzjen me mosdijen e 30 përqindëve. Në 100 përqindshin tonë prej përqindjeve të numrave 70 dhe 30 kemi një sortë që është e vogël, shumë e vogël, por disi janë të aftë në përhapjen e fitneve për t’ua bërë punët lëmsh shqiptarëve të Maqedonisë. 
E halli: Vetëm transparenca, e vërteta lakuriq, këtë sortë të racës djallëzore e lidh dhe e ngujon në manipulimet e tyre për vdekje.
Nëse nuk e keni ditur deri më sot, tani si hoxhë ua jap një lajm, në Maqedoni ka për të folur guri për këtë sortë  “Eja, se këtu fshihet një pjellë e shejtanit” 
Pra, keni kujdes! 
Amin!

Related

Opinione 835381191511917901

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item