Jennifer Lopez: Jam plotësisht natyrale
Këngëtarja dhe aktorja e famshme latine, Jennifer Lopez, gjatë intervistës me revistën “Cosmopolitan”, ka zbuluar se në fillim të karrierës ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/10/jennifer-lopez-jam-plotesisht-natyrale.html
Këngëtarja dhe aktorja e famshme latine, Jennifer Lopez, gjatë intervistës me revistën “Cosmopolitan”, ka zbuluar se në fillim të karrierës së saj ishte përballur me kritika të ndryshme në llogari të pamjes së saj.
“Kur sapo kisha filluar të paraqitem në televizion, menaxheri im ka kërkuar nga unë që të bëj ndryshime të ndryshme në trupin tim. Më thoshte se për të pasur sukses, duhet të bëja ndërhyrje në pjesë të ndryshme të trupit tim”, ka rrëfyer këngëtarja.
Mirëpo, ajo kishte vendosur t’i qëndroj besnike vetes, kështu që vazhdimisht ishte grindur me njerëzit përreth vetes, duke ju thënë se problemi qëndron tek ata dhe jo në trupin e saj. “Edhe përkundër presionit të madh që kisha, isha e vendosur që mos t’ua plotësoja atyre dëshirat. Kur edhe vetë filloni të besoni në të, atëherë fillojnë të besojnë edhe njerëzit përreth teje. Më e rëndësishmja në jetë është që ta doni veten”, ka shtuar ajo.
Ajo insiston se trupi i saj është tërësisht natyral, edhe përkundër spekulimeve se ka bërë ndërhyrje estetike, sidomos në vithet e saj të bujshme. “E di se ka pasur spekulime se kam vendosur transplantime në vithet e mia. Por ju siguroj se ato janë plotësisht natyrale dhe do të mbesin përgjithmonë natyrale”, ka deklaruar ajo.
Në anën tjetër, bukuroshja ka mohuar se në lidhjen e saj me të dashurin Casper Smart, ka krizë, duke thënë se lidhja e tyre po funksionon për mrekulli. “Nuk e di se nga i kanë marrë ato informata, por lidhja ime me Casper është për mrekulli. Natyrisht se sikur në çdo lidhje tjetër, edhe ne i kemi baticat dhe zbaticat tona, por prapë arrijmë të pajtohemi mjaft mirë”, ka përfunduar Lopez, duke hedhur kështu poshtë zërat e kohëve të fundit, se ata janë afër ndarjes.