Ja cilat janë trendet më të fundit vjeshtë-dimër 2013-2014
Vjeshta erdhi, edhe pse akoma me mot të ngrohtë, gjithsesi duhet të mendojmë për ndryshimin e gardërobës. Cilat janë tendencat më të fundit ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/10/ja-cilat-jane-trendet-me-te-fundit.html
Vjeshta erdhi, edhe pse akoma me mot të ngrohtë, gjithsesi duhet të mendojmë për ndryshimin e gardërobës. Cilat janë tendencat më të fundit këtë vjeshtë? Kjo është pyetja që bëjnë pjesa më e madhe e grave, të cilat janë të apasionuara pas modës dhe që nuk duan të humbin trendet e fundit të hedhura në treg nga shtëpitë më në zë të modës.
Këto janë disa nga propozimet, të cilat shtëpitë e modës më të famshme me stilistët e tyre propozojnë për këtë vjeshtë-dimër 2013-2014.
Dy janë tendencat më të mëdha dhe më të dukshme: nga njëra anë kemi neo grunge të imponuar nga Hedi Slimane të prezantuar në pasarelat e Saint Laurent, ndërsa nga ana tjetër qëndron femme fatale e interpretuar më së miri nga Frida Giannini për Gucci. Një opsion i tretë, edhe ky shumë i vlefshëm, është look-u mannish, ku shumë mirë mund të boshatisni garderobën mashkullore.
Për sa i përket nuancave, të cilat duhet të jenë patjetër në gardërobën tuaj është sigurisht ngjyra blu elektrike, një propozim që vjen edhe nga Valentino për veshje elegante, por të thjeshta, ngjyra gri me mbi 50 sfumaturat e saj nuk duhet të mungojë absolutisht. Sigurisht që nuk del asnjëherë nga moda klasikja bardhe e zi, por e veshur rreptësisht në këtë mënyrë: pjesa e bustit duhet të jetë e bardhë dhe fundi ose pantallonat e zeza.
Në lidhje me temën “fantazi” propozimet më të fundit që vijnë nga shtëpitë e modës janë të shumta dhe të larmishme. Rikthehet tarnani në versionin si kolegjiale dhe jo vetëm. Ajo që nuk pushon kurrë së korruri sukses është animalier me versionin e tij jeshil, por ajo që është në lojë për titullin e trendit më “in” me camouflage me frymëzim nga ushtria, por në një version gati couture.
Midis veshjeve që duhet t’i keni me patjetër në gardërobën tuaj është shumë e nevojshmja pallto në versionin XXL, si ato që janë super të mëdha dhe të buta që kemi parë të sfilojnë në pasarelën e Max Mara.
Për ato që janë të dashuruara pas peliçeve – sido që të jenë ato falso apo të vërteta – ato propozohen në një version origjinal, me shumë fantazi, luksoze dhe padyshim mahnitëse.
Për ato që janë më koketë, zgjedhja nuk mund veçse të bjerë mbi puplat e strucit, që pasurojnë palltot, bustet, madje edhe fundet. Por ato të cilat pëlqejnë gjërat më të thjeshta dhe që bien më pak në sy? Për ato kemi look-un e murgeshës, me veshje minimale, esenciale dhe në limitet e rreptësisë.