Madona: Më kërcënuan me armë dhe më përdhunuan
Ylli i pop-it, Madona, tregon jetën e saj tragjike, pasi u zhvendos nga Michigani në New York. Në moshën 20-vjeçare, Madona tregon se si e ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/10/madona-me-kercenuan-me-arme-dhe-me.html
Ylli i pop-it, Madona, tregon jetën e saj tragjike, pasi u zhvendos nga Michigani në New York.
Në moshën 20-vjeçare, Madona tregon se si e kanë përdhunuar, kërcënuar me armë dhe vjedhur shtëpinë tri herë radhazi.
“New York-u nuk ishte ai që unë kisha menduar se do të gjeja. Kryeqyteti nuk më priti me krahëhapur”, -ka thënë këngëtarja për revistën Harper’s Bazaar.
“Vitin e parë, sapo erdha në New York, më kërcënuan me armë pas kurrizit. Pak kohë më vonë më përdhunuan në çatinë e një ndërtese, ku dhe më çorën me një thikë në kurriz. Pas vjedhjes së apartamentit tri herë radhazi, ku më morën dhe radion e vetme që kisha, nuk më kishte mbetur më asgjë me vlerë”, -ka treguar këngëtarja 55-vjeçare.
Jeta në New York ka qenë tepër e vështirë për Madonën, dhe për të filluar karrierën e saj si kërcimtare, asaj i është dashur edhe të pozojë nudo për artet klasike.
/Shekulli Online/ E.B./