Hitleri, aktor dhe demagog i aftë që dinte të joshte
"Adolf Hitleri - vitet e ngritjes”, është biografia e re që liderin e Rajhut të Tretë e paraqitet si një njeri me të meta, por që nuk e...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/10/hitleri-aktor-dhe-demagog-i-afte-qe.html
"Adolf Hitleri - vitet e ngritjes”, është biografia e re që liderin e Rajhut të Tretë e paraqitet si një njeri me të meta, por që nuk e bën njerëzor e as nuk i zvogëlon krimet e tij.
Autori i biografisë së re të Adolf Hitlerit, Volker Ulrich, e shfaq atë si njeri me shumë të meta që me aktrim brilant ia doli të mashtrojë të gjithë botwn. Hitleri ka theksuar shpeshherë se si ai u rrit në rrethana modeste, ndonëse familja e tij i takonte shtresës së pasur të mesme. Shpesh lëvdohej se bënte jetë norma, por realiteti ishte ndryshe: fitonte milionat, i adhuronte makina të shtrenjta, ndërsa kostumet ishin të porositura.
Shumë autorë e kanë portretizuar Hitlerin si një artist të paplotësuar, Ulrich beson se si piktor dhe arkitekt ishte mesatar dhe se talenti i tij kryesor ishte në fushën e politikës.
“Hitleri kishte aftësi të pabesueshme për të bërë për vete njerëzit e besimeve të ndryshme dhe për këtë qëllim gjithmonë ka luajtur role të reja -nga situata që kërkohej. Nëse ai duhej të bënte për vete kolegët e rezervuar partiakë, luftoi për simpati nëse ishte e nevojshme, madje mundte që për një çast të qante. Impresiononte veteranët e luftës, si dhe zonjat fine, ekspertët kryesorë ekonomikë apo banditët e dhunshëm nazistë. Për të gjithë ata Hitleri kishte mjetet e duhura", shkruan Deutsche Welle në gjuhën gjermane.
Edhe pse në shikim të parë Hitleri dukej njeri i zakonshëm, sa dilte në skenë shndërrohej në “demagogun të cilin Gjermania kurrë nuk e kishte parë”. Por, sado që ishte aktor dhe orator i shkëlqyer, kurrë nuk arriti ta fshihte radikalizmin e tij.
“Libri i Ulrichit së nuk ia ofron gjermanëve mundësinë e kërkimit të faljes për diktatorin nazist. Ndoshta ai ishte aktor i mirë politik, por përmbajtja që përfaqësonte nuk ishte e aktruar. Në aktrim ai gjithmonë ishte autentik”, shkruan DW ..
/Shekulli Online/ E.L/