Intervistë për “Zhurnal Plus” me Sihana Eminin, absolvente e gazetarisë

JAM E GUXIMSHME DHE DUA TË PUNOJ SI GAZETARE INVESTIGATIVE Jetëshkrimi Emri: Sihana Mbiemri: Emini Ditëlindja: 09.05.1992 Vendlindja: Tetovë...

JAM E GUXIMSHME DHE DUA TË PUNOJ SI GAZETARE INVESTIGATIVE




Jetëshkrimi

Emri: Sihana
Mbiemri: Emini
Ditëlindja: 09.05.1992
Vendlindja: Tetovë
Vendbanimi: Tetovë
Ngjyra e syve: Gjelbërt
E gjatë: 1.74
Pesha aktuale: 58
Kafen: Jo
Flokët: Gështenjë
Shkollën fillore e ka mbaruar: në Tetovë
Të mesmen: Tetovë
Studimet: Absolvente e gazetarisë në USHT


Pse vendose ta studiosh gazetarinë? U përcaktove vetë, apo ta sugjeruan prindërit ose shoqëria?

Të them të drejtën, gazetaria më ka pëlqyer çdoherë, gjithmonë kam dashur që ta kem profesion jete, më duket se më shume i përshtatet natyres sime, mirëpo kur erdhi koha që të filloj në universitet nuk jam menduar aspak, as nuk kam qenë në dilema për shkak se edhe shumica e shoqërisë sime zgjodhën këtë drejtim. Më ka pëlqyer  si profesion dhe kam vendosur vet. Gjithmonë kam dëgjuar zërin e zemrës sime dhe asnjëherë nuk jam zhgënjyer. Prinderit gjithmonë më kanë mbështetur në çdo aspekt të jetes, veçanrisht nëna, me përkrahjen e tyre dhe vullnetin tim për punë shpresoj që në të ardhmen të jem një gazetare e suksesshme.Njëri nga profesorët gjithmonë na thoshte ” bëhuni të suksesshëm, jo një copë e bukur mishi”

A je penduar ndonjëherë që e ke zgjedhur gazetarinë?

Asnjëherë!  Këtë profesion e kam pasion, për vendimet të cilat i kam marrë në jetë asnjëherë nuk më ka ndodhur që të pendohem, pra mendoj se e njëjta vlenë edhe për profesionin që kam zgjedhur.

Mund t`i përmendësh disa profesorë nga të cilët ke mësuar më shumë për këtë profesion?

Të gjithë profesorët kanë peshën e tyre dhe i vlerësoj jashtë mase,  e kam shumë problem për t`i përzgjedhur më të mirët, mirëpo une do përmend disa të cilët vërtet kanë pasur ndikim shumë të madh në profesionin të cilin e studioj, si p.sh.Bajram Kosumi, ç`të them tjetër përpos se njeri i përkryer, gjithashtu Selam Isejni, i cili nuk ishte vetem ligjërues i një lënde, por ka njohuri të përgjithshme në të gjitha fushat e dijes, pastaj Arsim Sinani, i cili është munduar edhe jashtë orarit të punës që të kryejmë punë praktike vetëm e vetëm që ne të aftësohemi. Pra, çdo fjalë që mund të flas është e tepërt.


Për ta mësuar notin duhet të të hedhin në ujë, po për ta mësuar gazetarinë sa më mirë çka duhet të bësh?Si studente të gazetarisë a keni pasur mundëisnë të bëni ndonjë praktikë në ndonjë medium?

Nejse në fillim duhet teoria, pastaj vjen puna praktika.Punen praktike në media e kemi në vit  të katërt, mirëpo siç e ceka më lartë profesorët me mundësit e tyre janë munduar që të na ndihmojnë, na kanë dhënë shansin që të marim pjesë nëpër konferenca, të udhëheqim panele, pra ushtrimeve në ligjerata u kemi dhënë kahje praktike.

Në të ardhmen do kishe dashur të punosh në shtypin e shkruar apo në atë elektronik?

Më pëlqen gazetaria, po të kem mundësi i kisha punuar të dyja, të dyja janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Cili zhanër i  gazetarisë të pelqen më shumë?

Natyrës sime më së shumti i përshtatet gazetaria investigative ( hulumtuese ), jam e guximshme, më pëlqen që të hulumtoj, gjurmoj, që të arrij deri tek e vërteta, pa marrë parasysh pasojat.

Cilat emisione televizive që bëhen në tv shqiptare i ndjek më me kënaqësi?
Hmm, në përgjithësi  më së shumti i ndjek mediat nga Tirana, do e veçoja emisionin “ E Diela Shqiptare” nga Ardit Gjebrea, gjithashtu edhe “Opinion” nga Blendi  Fevziu, Rudina Magjistari  me “ Takimi i pasdites” ,  “Top Show” nga Alban Dudushi.

Cilin personazh të njohur shqiptar apo të huaj do ta ftoje në një mbrëmje për ta intervistuar?

Me kënaqësi dhe respekt të veçant, Eliza Dushkun, e cila është një aktore e njohur amerikane me prejardhje nga një familje  shqiptaro – daneze.


Cilin personalitet të historisë shqiptare do të dëshironit ta takonit dhe ta intervistonit sikur të ishte e mundshme?

Faik Konicën.

Cila është kënga, filmi, këngëtari, artisti yt më i preferuar?


Aurela Gaçe me Falma atë buzëqeshje, In Time, Aleksander Gjoka, Johnny Depp.
Ku do të jetoje po të ishit plotësisht e lirë për të zgjedhur?

Në Turqi, Stamboll.

A e takon mësuesin apo mësuesen e parë?

Jo, fatkeqësisht,  ka ndërruar jetë.

Si do ta përshkruanit veten, çfarë tipi jeni,çfarë karakteri keni?

Jam  shume e sinqertë, e shoqërueshme, humaniste, në qoftë se nuk mundi t`i ndihmoj dikujt të pakten nuk pretendoj t`i bëj keq, nuk  bëj dallime te njerëzit as për nga raca, kombi, statusi etj.

Çfarë vlerësoni më shumë tek vetja dhe për çfarë thoni ndonjëherë më mirë mos ta kisha këtë?

Pendohem shumë shpejt, mirëpo nuk kërkoj falje dhe gjithmonë mundohem  që ta shmang këtë veti.

Cila është ajo që të nervozon dhe ajo që të relakson?

Më nervozon padrejtësia, kurse ajo që më relakson është që të jem e rrethuar nga njerëzit që i dua.

Hobi Juaj?

Të fotografoj.

Në cilin vend dëshironi të jetoni në hapësirën e banuar me shqiptarë?

Prishtinë.

Cilin virtyt tuajin e çmoni më së shumti?

Besnikërinë, sinqeritetin.

Cilat virtyte i çmoni te një grua?

Zgjuarsinë, karakterin dhe modestinë.

Cilat virtyte i çmoni te një burrë?

Seriozitetin, guximin, vendosmërinë.

Cila është ëndrra juaj më e madhe?

Shëndeti, në qoftë se e ke shëndetin atëherë ke gjithçka .

A do kishit dashur të bashkëpunoni me gazeën “Zhurnal Plus”?

Ne si gazetar të rinj kemi nevojë për njerëzit të cilët do na zgjasin dorën në fillim të hapave të para të karrierës.Kush nuk do të kishte dashur të bashkëpunonte me një gazetë prestigjioze siç ështe Zhurnal Plus?!


Intervistoi: E. Neziri



Related

Showbiz 1891252716728502645

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item