Eria Ago “Miss Tourism Queen Albania 2013”, flet për gazetën “Nacional “ Adhuroj artin, pasarelat dhe televizionin

Eria Ago   “Miss Tourism Queen Albania 2013”,  flet për gazetën “Nacional “ Adhuroj artin, pasarelat dhe televizionin Ago:   “Ishte  nje eks...

Eria Ago   “Miss Tourism Queen Albania 2013”,  flet për gazetën “Nacional “



Adhuroj artin, pasarelat dhe televizionin


Ago: “Ishte  nje eksperience e paharruar. Mes udhetimit te gjate, provave të përditshme, shetitjeve, festave dhe  emocioneve të konkurimit final, emocionet e mbajtjes së titullit  “Miss Tourism Queen Albania 2013” dhe Flamurit Shqiptar mbi supe, ishin emocionet më të mëdha dhe që nuk do t’i harroj kurrë.”

E.Cenko:  Jeni e njohur si  “Miss Tourism Queen Albania 2013”,  a mund të më tregoni diçka më  më shumë ?
E.Ago: Unë jam përzgjedhur në veren e ketij viti si Fituesja e Vendit të Parë në Konkursin kombetar “Miss Tourism Queen Albania 2013.” Ky është një konkurs i përvitshem i organizuar nga znj. Denada Sadedini, e cila ka Patenten e Miss & Mister  Beauty Albania , për rrjedhojë dhe kontraten  për dergimin e perfaqesuesve të Shqipërisë në disa konkurse Nderkombetare Bukurie, një ndër  to edhe  “MISS TOURISM QUEEN INTERNATIONAL” , konkurs në të cilin pata nderin të përfaqësoj Shqipërinë nga data 23 deri 6 tetor 2013 në Xianning, China.
E.Cenko:Çfarë mund të na thoni rreth kësaj eksperience ?
E.Ago: Ishte  nje eksperience e paharruar. Mes udhetimit te gjate, provave të përditshme, shetitjeve, festave dhe  emocioneve të konkurimit final, emocionet e mbajtjes së titullit  “Miss Tourism Queen Albania 2013” dhe Flamurit Shqiptar mbi supe, ishin emocionet më të mëdha dhe që nuk do t’i harroj kurrë. Jam shumë e kenaqur që e pata këtë mundësi. Vajtja në këtë kompeticion ndërkombetar me dha një eksperiencë shumë të madhe.
E.Cenko:Dihet që ishte një konkurs. A u vleresuat me ndonjë çmim ?
E.Ago: Qysh  në kontaktet e para që znj. Denada Sadedini  kishte patur me organizatoret e konkursit, pas dergimit të të dhënave të mija, e dija se isha cilësuar si “brunia me interesante”, por përballja me realitetin dhe konkurencen me më të bukurat e botës,  që disi më ndyshe.
Unë vij me dy çmime.  U vleresova  si “Miss Princes Tourism Internacional” në një prej sfilate-konkurseve gjatë ditëve para finales dhe ” Miss Bikini Tourism Internacional” në finalen e madhe.
Duhet të përseris që ishin 50 vajzat më të bukura të botës dhe ky ishte një sukses.
Por do të cilesoja një çmim më vete edhe faktin që bëra mikesha nga anë e kënd botës dhe shkëmbeva me to eksperienca mahnitëse
E.Cenko:  Pas një suksesi të tillë, cilat janë planet tuaja ?
E.Ago:Unë e adhuroj artin, adhuroj pasarelat, adhuroj televizionin. Të gjitha këto janë në planet e mija. Kam oferta . Madje njëra prej tyre është shumë tunduese, por ende nuk kam vendosur asgjë.
E.Cenko: Ndonjë informacion më shumë rreth kësaj të fundit?
E.Ago: Nuk dua të flas shumë për këtë. Mund të them vetëm se bëhet fjalë për boten e televizionit , më saktë,  boten e spektaklit, por nuk kam vendosur asgjë ënde.
E.Cenko:Meqënëse  jemi në fund të kësaj interviste a keni për të shtuar diçka?
E.Ago:  Tradita e kërkon të bëj disa falenderime ( qesh) dhe meqenese m’u dha rasti po i bëj në Gazeten Tuaj që personalisht e lexoj dhe e vlerësoj  shumë.
Një falenderim të madh dua t’ia përcjell familjes time, mamit dhe motres  time që i dua shumë dhe me kanë përkrahur çdo moment gjatë të gjithë kësaj eksperience. Dua të falenderoj miqtë e mi, që më kanë shkruar dhe përkrahur gjithë kohen edhe kur isha në Kinë dhe, sigurisht znj. Denada Sadedini , si dhe të gjithë stafin e Miss & Mister  Beauty Albania. Ju falenderoj edhe Ju  për këtë interviste dhe ju uroj shumë suksese !
E.Cenko:Faleminderit Ju !

Related

Showbiz 1360782799224295284

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item