1908, me Durhamin nëpër Mirditë
Fatos Baxhaku Autorja Edit Durham u lind në Londër në 1863. I përkiste një familjeje të njohur të shtresës së mesme. Të tetë motrat dhe vë...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/06/1908-me-durhamin-neper-mirdite.html
Fatos Baxhaku
Në verën e 1908-s, udhëtarja angleze, Edit Durham, pasi kishte bërë një xhiro fort të gjatë nëpër malësitë e Shqipërisë së Veriut vendos të kthehet në Mirditë dhe prej andej të mbërrijë në Shkodër. Sfondi historik i këtij udhëtimi, nga i cili një vit më vonë lindi libri “High Albania” (Shqipëria e Epërme) është mënyra se si e pritën shqiptarët e Veriut shpalljen e Kushtetutës Osmane (që asokohe thirrej Hyrijet).
Abati ishte Preng Doçi, një figurë fort interesante. I lindur në 1846 dhe i shkolluar në Shkodër e në Romë, ai kishte shërbyer si famullitar në Mirditë përgjatë viteve ’79 të shekullit të XIX. Kundërshtar i vendosur i pushtimit osman kishte hyrë në një marrëveshje me malazezët gjë që shkaktoi dëbimin e tij nga Mirdita. Propaganda Fide në Vatikan e dërgoi si misionar në Njufaundlend në SHBA në 1881. Mendohet se ai është shqiptari i parë që jetoi gjatë në Amerikë. Më pas për vite me radhë shërbeu si sekretar i nuncit apostolik në Kalkutë, pikërisht atje ku vite më pas Nënë Tereza do të ngrinte misionin e saj të famshëm. Preng Doçi u lejua të kthehej në Mirditë vetëm në 1888. Një vit më pas u shugurua abat i Abacisë së Shën Lleshit në Orosh, një post që i dha mundësi të shndërrohej në njërën prej figurave më kryesore në Mirditë. Në 1899, së bashku me dy priftërinj të tjerë, Ndoc Nikajn e Gjergj Fishtën, ishte bashkëthemelues i shoqërisë “Bashkimi”, prej së cilës kemi sot alfabetin latin të shqipes. Në shtëpinë e këtij personazhi pra mbërrin Durhami e lodhur. “S’është nevoja – shkruan ajo – t’ju flas për kishën e tij, të projektuar prej atij vetë, më e madhja në të gjithë malësinë, as për shtëpinë e tij të madhe, e mobiluar e gjitha sipas shijeve europiane, e as për mikpritjen e tij princërore. Këto i dinë të gjithë ata që vizitojnë Shkodrën e pastaj bëjnë një udhëtim lart nëpër male. Kur vajta unë aty. Ai vetë s’qe në shtëpi, por e motra, që më përshëndeti me përzemërsi si të ishim të njohura të vjetra, dhe prifti i Oroshit, më bënë nderet e shtëpisë. Po Oroshi pa abatin është si ‘Hamleti’ pa Hamletin…”.
Në Kthellë bëhet një bisedë e gjatë mes udhëtares angleze dhe burrave mirditorë. I gjithë thelbi i diskutimit është pagesa e taksave. Anglezja thoshte se duhet nisur nga pagesa e taksave kështu që shteti të ketë mundësi financiare për të ndërtuar, rrugë, shkolla, spitale, hekurudha për qytetarët e tij. Mirëpo, mirditorët e kishin ndarë mendjen: shteti duhej t’i bënte vetë këto gjëra për njerëzit që mendonte se mbante “nën hyqëm”. Njëri prej burrave e pyet anglezen: E përse duhet të paguajmë taksa për gjëra që ende nuk i kemi parë?. “Më pikëllonte zemra – thotë Durhami – për këta njerëz që qenë si fëmijë, të pashpresë kur përballeshin me problemet e jetës së të rriturve. Njerëz besnikë, të aftë për të adhuruar diçka heroike, që do ndiqnin deri në vdekje një princ tek i cili do kishin besim; por kur vinte puna te kjo kushtetutë, që qe e paprekshme dhe e padukshme, ata s’arrinin të kuptonin e s’mund të kuptonin asgjë. Është gjë e vështirë kur të marrin e të vërvitin nga shekulli i katërt drejt e në shekullin e njëzetë, pa të lënë kohë fare të marrësh frymë. Por unë me veten time po dyshoja nëse Kushtetuta arrinte t’i kuptonte ata më mirë, nga ç’e kuptonin ata”.
që paga t’u vonohej më shumë se një javë, ata sakaq bllokonin rrugën e plaçkitnin udhëtarët dhe, në disa raste, madje shkonin prisnin linjat telegrafike. Në një mënyrë të ngjashme, ata subvencionoheshin për të mbrojtur një pjesë të viseve fushore”.
Diku afër Rubikut
Durhami nuk e thotë emrin e fshatit ku ndaloi atë natë. Shkruan vetëm se gjatë rrugës për në Lezhë kërkoi strehim në kishën e Rubikut, porse kjo iu refuzua dhe kështu vazhdoi udhëtimin nëpër errësirë. Në një shtëpi u mirëprit sipas zakonit shqiptar. Ka shumë gjasë që kjo kullë të ketë qenë diku në zonën e Kryeziut, mes Lezhës dhe Mirditës. Këtu ajo dëgjon një histori që i bën shumë përshtypje. E mësuar tashmë me zakonin e malësorëve për të fejuar që në djep fëmijët e tyre, dhe me këmbënguljen për ta çuar këtë lidhje deri në fund, këtu Durham gjen një rast tjetër: “U ulëm përdhe rreth sofrës për të ngrënë darkë. Ai (i zoti i shtëpisë) më tregoi me dorë vajzën e tij më të madhe, një vajzë e lezetshme gjashtëmbëdhjetë vjeç. Tani do duhej të qe martuar, më tha ai. Ai e kishte pasë fejuar që fëmijë. Kishin caktuar ditën e dasmës. Prifti dhe dhëndri kishin qenë të gjithë gati, kur ajo kishte thënë se s’donte ta merrte atë për burrë. S’e kishte parë kurrë më parë. Prifti s’kish pranuar t’i martonte pa dhënë ajo pëlqimin. Ata, prindërit qenë përpjekur ta detyronin. Por atëherë, dhëndri kish ofruar me shumë kavaleri, të hiqte dorë prej saj pa kërkuar prej saj gjak, duke thënë në mënyrë shumë të arsyeshme se s’donte një grua që s’e donte dhe se për të ajo mund të shkonte të martohej me kë të donte. Ky qe i vetmi rast që unë hasa ku refuzimi i vajzës për t’u martuar pranohej në një mënyrë të tillë të arsyeshme.
Princi mbërriti!
Preng Bibë Dodë Pasha dhe të afërmit e tij e konsideronin veten si pasues të Lekë Dukagjinit, e prandaj pikërisht për këtë, kishin tagrin të komandonin Mirditën. Preng Bibë Doda kishte komanduar mirditorët kundër osmanëve në 1877. Në 1881 ishte internuar në Anadoll. Në 1908, pas 17 vjetësh internimi pati rastin të kthehej në Mirditë. Kjo ishte një ngjarje e madhe për krejt Veriun e Shqipërisë. Durhami, që kishte mbërritur ndërkohë në Shkodër, vendos të bëhet pjesë e karvanit princëror që ishte drejtuar drejt zemrës së Mirditës, drejt Shpalit.
Shkruan Durhami: “…Ajo që dukej e pamundur kishte ndodhur, Princi qe kthyer te populli i vet. Ai zbriti nga kali me pamjen e dikujt që s’di as vetë nëse është zgjuar, a në gjumë. Është e vështirë kur të thërrasin kaq papritur duke kërkuar të luash rolin e një gjysmëperëndie”. Në Shpal atë ditë ishin mbledhur 2500 burra. Ishte udhëtimi i fundit i Durhamit në Mirditë. 11 vjet më vonë, kur ajo ishte në Egjipt, Princi mbeti i vrarë në një atentat pranë Milotit.
(Më gjerë: Edith Durham, Shqipëria e Epërme. Një udhëtim në Shqipërinë e Veriut në 1908; Përktheu Piro Misha; Botimet IDK, Tiranë).
AutorjaEdit Durham u lind në Londër në 1863. I përkiste një familjeje të njohur të shtresës së mesme. Të tetë motrat dhe vëllezërit e saj bënë emër në fusha të ndryshme të dijes. Ajo vetë studioi në kolegjin Bedford dhe më pas kreu studimet për pikturë në Akademinë Mbretërore.
Ishte fëmija më i fundit i familjes së madhe dhe pikërisht prandaj asaj iu caktua roli i kujdestares së nënës së sëmurë. Jeta që bëri në këtë kohë i shkaktoi një krizë të fortë nervash. Ishte 37 vjeç kur mjekët e këshilluan që të udhëtonte sa më shumë. Në Ballkan mbërriti për herë të parë në 1900. Në periudhën 1902-1903 udhëtoi nëpër Serbi dhe në 1904 botoi librin “Përmes vendit të serbëve”. Një vit më vonë botoi në Londër një tjetër libër: “Barra e Ballkanit”.
Në 1908 mbërriti në Mal të Zi dhe më pas në Shkodër, nga ku ndërmori një udhëtim të gjatë nëpër malësitë shqiptare. Fryt i këtij udhëtimi është libri “Shqipëria e Epërme”, i botuar në Londër në 1909. Durham ishte fort e lidhur me malësorët, të cilët e konsideronin si “kralicën” (mbretëreshën) e tyre. Në 1914 doli në qarkullim “Beteja për Shkodrën, turq, sllavë dhe shqiptarë”.
Vetëm shpërthimi i Luftës së Parë Botërore e detyroi Durhamin të largohej nga Shqipëria. Gjatë konfliktit shërbeu si vullnetare në Pirene dhe në Port Said. Në 1920 botoi “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike” dhe në 1925 “Krimi i Sarajevës”. Në Shqipëri ishte për herë të fundit në 1921. Më pas, shtëpia e saj në Londër ishte një strehë mikpritëse për shqiptarët e shumtë. Vdiq në Londër në nëntor 1944. Ishte 81 vjeç.
Kisha e Oroshit |
Mashterkore, kulla e Çunajve |
Mirdite, Shpal, kisha |
Orosh, kisha e sotme dhe muret e vjetra |
Shtepi ne Blinisht |
Kisha e Oroshit |
Në verën e 1908-s, udhëtarja angleze, Edit Durham, pasi kishte bërë një xhiro fort të gjatë nëpër malësitë e Shqipërisë së Veriut vendos të kthehet në Mirditë dhe prej andej të mbërrijë në Shkodër. Sfondi historik i këtij udhëtimi, nga i cili një vit më vonë lindi libri “High Albania” (Shqipëria e Epërme) është mënyra se si e pritën shqiptarët e Veriut shpalljen e Kushtetutës Osmane (që asokohe thirrej Hyrijet).
Në abaci
Pas një udhëtimi të lodhshëm përmes shtigjeve të thepisura të mbushura me mikpritje, por edhe me kurthe e befasira Durham e ndien veten mirë në Mirditë. Ndalesën e parë e bëjnë në Malin e Shenjtë, atje ku janë ende rrënojat e manastirit të lashtë benediktin, dhe më pas zbret në Orosh ku ishte abacia dhe kulla e kapedanit Marka Gjoni. “Abati di shumë gjëra – shkruan Durhami – ndër të tjera ka ditur të ngrejë selinë e tij në një nga vendet më të bukura në Europë… qe truri i Mirditës, ndoshta personaliteti më i fortë në të gjithë Shqipërinë e Veriut. Kur pritet të ndodhë diçka me rëndësi, një nga pyetjet e para që bën kushdo, qoftë ky prift, njeri dosido, apo edhe konsull i cilitdo vend është: Po abati ç’mendon për këtë? Po këtë s’e di asnjëherë askush”.Abati ishte Preng Doçi, një figurë fort interesante. I lindur në 1846 dhe i shkolluar në Shkodër e në Romë, ai kishte shërbyer si famullitar në Mirditë përgjatë viteve ’79 të shekullit të XIX. Kundërshtar i vendosur i pushtimit osman kishte hyrë në një marrëveshje me malazezët gjë që shkaktoi dëbimin e tij nga Mirdita. Propaganda Fide në Vatikan e dërgoi si misionar në Njufaundlend në SHBA në 1881. Mendohet se ai është shqiptari i parë që jetoi gjatë në Amerikë. Më pas për vite me radhë shërbeu si sekretar i nuncit apostolik në Kalkutë, pikërisht atje ku vite më pas Nënë Tereza do të ngrinte misionin e saj të famshëm. Preng Doçi u lejua të kthehej në Mirditë vetëm në 1888. Një vit më pas u shugurua abat i Abacisë së Shën Lleshit në Orosh, një post që i dha mundësi të shndërrohej në njërën prej figurave më kryesore në Mirditë. Në 1899, së bashku me dy priftërinj të tjerë, Ndoc Nikajn e Gjergj Fishtën, ishte bashkëthemelues i shoqërisë “Bashkimi”, prej së cilës kemi sot alfabetin latin të shqipes. Në shtëpinë e këtij personazhi pra mbërrin Durhami e lodhur. “S’është nevoja – shkruan ajo – t’ju flas për kishën e tij, të projektuar prej atij vetë, më e madhja në të gjithë malësinë, as për shtëpinë e tij të madhe, e mobiluar e gjitha sipas shijeve europiane, e as për mikpritjen e tij princërore. Këto i dinë të gjithë ata që vizitojnë Shkodrën e pastaj bëjnë një udhëtim lart nëpër male. Kur vajta unë aty. Ai vetë s’qe në shtëpi, por e motra, që më përshëndeti me përzemërsi si të ishim të njohura të vjetra, dhe prifti i Oroshit, më bënë nderet e shtëpisë. Po Oroshi pa abatin është si ‘Hamleti’ pa Hamletin…”.
Hyrijeti
Kur Durhami mbërriti në Mirditë ishte shpallur besa e përgjithshme. Mirditorët ishin të hutuar mes frikës se mos vallë ligjet e reja do t’ua hiqnin privilegjet që ruanin që prej shekujsh dhe dëshirës se modernizimi i Perandorisë Osmane, sikurse kishin premtuar xhonturqit, do t’ua përmirësonte jetën.Në Kthellë bëhet një bisedë e gjatë mes udhëtares angleze dhe burrave mirditorë. I gjithë thelbi i diskutimit është pagesa e taksave. Anglezja thoshte se duhet nisur nga pagesa e taksave kështu që shteti të ketë mundësi financiare për të ndërtuar, rrugë, shkolla, spitale, hekurudha për qytetarët e tij. Mirëpo, mirditorët e kishin ndarë mendjen: shteti duhej t’i bënte vetë këto gjëra për njerëzit që mendonte se mbante “nën hyqëm”. Njëri prej burrave e pyet anglezen: E përse duhet të paguajmë taksa për gjëra që ende nuk i kemi parë?. “Më pikëllonte zemra – thotë Durhami – për këta njerëz që qenë si fëmijë, të pashpresë kur përballeshin me problemet e jetës së të rriturve. Njerëz besnikë, të aftë për të adhuruar diçka heroike, që do ndiqnin deri në vdekje një princ tek i cili do kishin besim; por kur vinte puna te kjo kushtetutë, që qe e paprekshme dhe e padukshme, ata s’arrinin të kuptonin e s’mund të kuptonin asgjë. Është gjë e vështirë kur të marrin e të vërvitin nga shekulli i katërt drejt e në shekullin e njëzetë, pa të lënë kohë fare të marrësh frymë. Por unë me veten time po dyshoja nëse Kushtetuta arrinte t’i kuptonte ata më mirë, nga ç’e kuptonin ata”.
“Mëkate” mirditore
Shpallja e Kushtetutës për shumëkënd në Mirditë kishte krijuar idenë se zakonet e vjetra, mes të cilave edhe gjakmarrja nuk do ta kishin jetën e gjatë. Durhami na rrëfen se kjo kishte bërë që kush kishte ndonjë vrasje për të bërë duhej ta bënte sa më parë, pastaj anglezja rrëfen se cilat ishin asokohe mënyrat për rregullimin e marrjes së gjakut. Por shton edhe: “Mirditorët prej kohësh janë bërë të famshëm si vjedhës bagëtish, duke kryer me qejf të madh inkursione plaçkitëse, njëlloj si bënin dikur klanet në kufijtë e Anglisë, duke arritur të rrëmbejnë deri dhe në njëqind bagëti gjatë një inkursioni të vetëm në zonat fushore (ku ata janë kthyer në një tmerr), madje dhe te fise të largëta myslimane. Një nga terrenet më pjellore të plaçkitjes qe rruga tregtare që lidh Prizrenin me Shkodrën, të cilën zaptiet mirditore duhet ta ruajnë që, me ç’rrëfehet, përbëjnë të vetmen xhandarmëri që paguhej rregullisht nga qeveria e mëparshme turke, sepse nëse ndodhteqë paga t’u vonohej më shumë se një javë, ata sakaq bllokonin rrugën e plaçkitnin udhëtarët dhe, në disa raste, madje shkonin prisnin linjat telegrafike. Në një mënyrë të ngjashme, ata subvencionoheshin për të mbrojtur një pjesë të viseve fushore”.