PSIKOHISTORIA Arti i kontrollit të turmave
Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës. Por ç...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/06/psikohistoria-arti-i-kontrollit-te.html
Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës. Por çdo inferioritet edhe i vogël i organeve, qoftë dhe vetëm i supozuar, e bën të vështirë integrimin pozitiv midis të tjerëve. Atëhere individi has një neurozë, e lidhur kjo me kompleksin e inferiotitetit
Mund të përkufizohet psikologji politike shpjegimi i ngjarjeve kolektive në bazë motivacionesh parasëgjithash mendore ose sidoqoftë studimi i motivimeve të brendëshmë të të vepruarit politik. Kontributi i parë vendimtar i këtij lloji është vepra e Gustav Lë Bonit (1841-1931) “Psikologjia e turmave” e vitit 1895. Ky mendimtar francez ishte tejet i goditur nga turmat revolucionare: nga ato të vitit 1789 tek ato të Parisit të Komunës të vitit 1871, si dhe të atyre të viteve të mëpasme. Ai vërente tek turma spontane një sugjestionizëm të konsiderueshëm reciprok të tipit hipnotik me shfaqje pasuese të copërave të atavizmit apo primitivizmit prej turme ose më mirë fillestare, në të cilin të gjitha emocionet dhe ndjenjat fashiteshin: flitej për frikëra, për forma entuziazmi, për manifestime agresiviteti apo kurajoje përballë rrezikut. Mbizotërimi i impulseve iracionale, shpesh i lidhur me aksione deri dhe hipnotike faktike nga ana e agjitatorëve do t’i kish bërë turmat të pandërgjegjëshme dhe për pasojë të afta për akte që komponentët e veçantë nuk do t’i kryenin kurrë po të merreshin një nga një.
Zigmund Frojdi (1856 – 1939), themeluesi i psikanalitikës, ndjeu nevojën të konfrontohej me Lë Bonin kur shkroi librin e tij “Psikologjia e masave dhe analiza e Un-it” (1921). Një problem themelor që ai duhej të përballonte ishte si më poshtë: Lë Bon kish folur me një psikologji të tipit kolektiv që qëndronte në vend të asaj personale të ndërgjegjëshme. Natyrisht, Frojdi nuk kishte asnjë vështirësi që ta pranonte rolin vendimtar të pandërgjegjëshmes në qëndrime të caktuara, por nuk mund të pranonte pjesën kolektive si element të veçantë dhe për pasojë vendosmërinë mbipersonale të veprimeve të individëve. Në fakt, në vizionin e tij e pandërgjegjëshmja ose sistemi psikik autonom dhe i lindur tek çdo njeri është e karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar ndaj kënaqësisë së pastër personale, gjithnjë drejtpërsëdrejti ose jo seksuale (epshi). Një lloj i tillë energjie dëshiruese është natyrisht individualiste dhe përkundrazi egoiste në mënyrë ta pandalëshme.
Për pasojë, në qoftë se kishte diçka morale, ajo, me dhimbje, do të ulej – sipas Frojdit – në terrenin e ndërgjegjes, por që shfaqej pas ndërgjegjes origjinale, si një lloj derivati i maskuar ose gjithësesi si i dorës së dytë. Veç të tjerash, Frojdi theksonte se përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes – përreth së cilës gjithçka nga parimi duhet të rrotullohej – ishte në raport me figura prindërore: inçestuozitet protofëminor kundrejt nënës, të cilën vogëlushi do të donte ta dashuronte në mënyrë ekskluzive, dhe ndjenja dashuri-urrejtje kundrejt babait, që e nënshtron nënën, një baba i ndjerë njëherazi si i plotfuqishëm, shumë i dashur dhe armik, domethënë kompleksi i Edipit. Rreth të pesë vjeçëve, kompleksi “evolutiv” i Edipit duhet të tejkalohet, në qoftë se inçestuoziteti i pandërgjegjëshëm drejt nënës dhe dashuri-urrejtja për babanë, edhe kjo e pandërgjegjëshme, qëndrojnë, atëherë bëhesh neurotik, thellësisht i plagosur psikikisht dhe do të mbetesh i tillë deri në tejkalimin eventual të bllokimit fëminor që ka bllokuar zhvillimin normal të psikikës drejt heteroseksualitetit dhe përtej familizmit fëminor.
Si të shpjegohen atëherë fenomenet e shpërthimit të pasionit të verbër të njeriut “në turmë” për shkruar nga Lë Bon? Frojdi merrej jo vetëm me turma spontane, si ato të trajtuara nga francezi, por edhe me ato “artificiale” (që ne do t’i quajmë kolektivitete të organizuara), si kisha dhe ushtria. Megjithatë, mund të zbatohet i gjithë arsyetimi i tij lidhur me këtë edhe tek lëvizjet politike. Kështu, Frojdi thotë se ajo që e mban së bashku një tërësi nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor dhe i derivuar), përkundrazi investim epshor kundrejt figurave të dashura-jo të dashura nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato të babait të madh për fëmijët e vegjël, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur: figura të identifikueshme me gjeneralisimin ose me krerët kryesorë në ushtri, ose dhe me Jezu Krishtin midis besnikëve.
Prej dashurisë për se shefit të idealizuar, ndjekësit duan njëri-tjetrin. Në qoftë se humbasin besimin tek ai pushojnë së qeni një turmë dhe shpërbëhen. Parashtrimi i Frojdit është pjesërisht i pranuar dhe pjesërisht i kontestuar ose në mënyrë të qartë i tejkaluar nga krerët e tjerë të shkollave të psikanalizës bashkëkohore. Lidhur me këtë është për t’u kujtuar vepra e Uilliam Rajhut (1897 – 1957) “Psikologjia e fashizmit” (1933). Ai thekson se njeriu tradicional i çfarëdo shtrese, por sidomos mikroborgjez, është seksualisht një i frenuar: prej edukimit kristian (nga njëra anë) dhe të familjes monogamike (nga ana tjetër), që e shtyjnë ta konsiderojë erotizmin spontan një të keqe dhe ta ekzaltojnë vetështypjen e instikteve dhe spontanitetit jetik. Shtypja nuk e tejkalon kurrë kompleksin e tij evolutiv të Edipit, siç duhet të bëjë fëmija brenda maksimumi gjashtë vjetësh.
Kjo gjendje varësie të ekzagjeruar psikologjike nga figura prindërore të absolutizuara nga brenda (si babai nga fëmija i vogël), për Rajhun është e lidhur edhe me maskilizmin dhe patricentrizmin pikërisht të qytetërimit tonë nga protohistoria e më pas. Hamendësimi është një familje e mbyllur, me një baba-padron që disiplinon impulset, në radhë të parë seksuale, e individëve përbërës në tufë me ekuivalentin e tij imagjinar transhendent, Zoti, Babai që qëndron në qiej, ose Zoti “Baba”, dhe kështu më Kishën kristiane, që sipas Rajhut pikërisht mbi Zotin “Baba” do t’i ndërtonte pasuritë e saj.
Një situatë e tillë do të ishte e kundërta e atyre të fillimeve të njerëzimit, që për Rajhun karakterizohej nga bashkësia e të mirave materiale dhe nga matriarkati, me përzierje të lidhur dhe liri seksuale. Veç të tjerash, Rajhu theksonte se gjatë shekujve të fundit Zoti “Baba” gjithnjë e më shumë kish humbur besim. Kultura shkencore, materialiste e revolucionare ia kish minuar besueshmërinë. Familja monogamike e mbyllur në mënyrë paralele kish hyrë në krizë për pasojë të goditjeve të dhëna ndaj “rendit” borgjez nga ana e lëvizjeve popullore e proletare, revolucionare të përsëritëshme.
Rendi – privatist, familjar, maskilist, patricentrik, represiv, i pabarabartë, borgjez e kristian – ishte tronditur veçanërisht nga revolucioni i madh socialist e libertar, i të cilit Marksi nga njëra anë dhe Tetori sovjetik nga ana tjetër, kanë qenë etapa themelore. Në pasluftën e parë rendi i “vjetër” kundër natyrës po prishej. Por revolucioni socialist e libertar, në botë e në Rusi, ku pothuajse ishte arritur në liri të plotë epshore dhe në abrogimin e familjes së mbyllur, më vonë dështoi.
Kështu u kthye mbrapa me kundërrevolucionin stalinian (i quajtur nga autori “fashizmi i kuq”). Sidoqoftë, duke qenë ky revolucion thjesht një manifestim suprem i një lufte shumëshekullore për çlirimin e familjes, nga rendi i babait, nga feja represive dhe nga çdo varësi e frustrim të tendencave jetike, nuk do të ish për t’u dëshpëruar: lufta gjithësesi do të ishte e destinuar të vazhdohej. Ndërkohë, pas valës së parë çlirimtare të pasluftës së parë, do të shpërthente kundërrevolucioni në formën e fashizmit. Kjo shikohej si një restaurim i mbretërisë së babait ku duçet dhe krerët e adhuruar të sistemeve totalitare të çdo ngjyre e së cilës qenë një surrogato: një lloj SuperUn-i i bërë lider politik. Për Rajhun ktheheshin kështu ingredientët e urryer të mbretërisë së babait (ose të mashkullit): disiplina artificiale dhe represive, moralizmi i padurueshëm dhe pabarazia kundër natyrës. Ndërsa analiza e Rajhut është seksiste po aq sa është më shumë ajo e Frojdit, gjejmë në fakt tek Alfred Adler (1870 – 1937) një parashtrim që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit, instancë njohjeje komunitare që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit të fuqisë të tipit nevrotik. Për të – socialist demokrat i bindur, përveçse një psikolog analist i madh – njeriu është një qenie sociale, destinuar të jetojë në komunitet.
Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës. Por çdo inferioritet edhe i vogël i organeve, qoftë dhe vetëm i supozuar, e bën të vështirë integrimin pozitiv midis të tjerëve. Atëherë individi has një neurozë, e lidhur kjo me kompleksin e inferiotitetit. Për kompensim të këtij kompleksi, në të zhvillohet një vullnet i ekzagjeruar fuqie, duke besuar dhe duke kërkuar të bëjë të besojë “të madhe” për të lehtësuar shqetësimin dhe sidomos për të tërhequr simpatitë e të tjerëve. Por kjo normalisht e largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së grupit. Adler e shpjegon një gjë të tillë sidomos tek “Rregulla dhe teori e posikologjisë individuale” (1920). Fenomeni i përshkruar sigurisht që ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike, e lidhur gjithmonë për këtë shkollë me komplekse inferioriteti për t’u kompensuar, dhe manifestimin e tyre të sëmurë, për më tepër humbës.
Mund të deduktohej se për të diktatorët e mëdhenj qenë ndoshta të frustruar “të arritur”. Me këtë mund edhe të kuptojmë shpjegimin e nazifashizmit të dhënë nga “psikologjia kulturaliste” e Erik Fromit (1900-1980), sidomos tek “Ikje nga liria” (1941) të lindur për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope, njerëzit jetojnë prej shekujsh për shkak të kapitalizmit dhe të liberalizmit të lidhur – që megjithatë kanë qenë një zgjerim përfitues i lirisë dhe pasurisë sonë – në një botë të shënuar nga “liria nga”, ose nga liria nga kolektivi ose po deshe nga Shteti, nga pushteti, domethënë nga liria si pavarësi personale, si privatllëk, si e drejtë-detyrë për të vendosur personalisht mbi fatin tonë, si më pas edhe mbi drejtimin e vetë shtetit (liberalizëm e demokraci). Por në krizat e mëdha historike, si puna e asaj të pasluftës së parë, kjo “liri nga”, kjo liri individualiste, bëhet një barrë e padurueshme, burim ankthi.
Atëherë njeriu kërkon një surrogato të mbrojtjes, megjithëse hierarki dhe autoritare, bashkësi e humbur, dhe e gjen ose më mirë të themi krijon iluzionin sikur e gjen, duke ia dorëzuar barrën e rëndë kryetarit, i cili duhet të mendojë e të vendosë për të gjithë. Kjo zgjidhje është atavizëm historik që nuk mund të zgjasë. Sidoqoftë, përtej lumturisë sonë, fati i demokracisë moderne është e lidhur për Fromin me zbulimin dhe ngritjen e një komuniteti të vërtetë, tashmë jo paramodern dhe antimodern si ai i fashizmave dhe totalitarizmave në përgjithësi, por social e demokratik.
Është tema e zhvilluar në vepra të tilla si “psikologjia e shoqërisë bashkëkohore” (1964). Së fundi, interesant dhe i ndryshëm është pozicioni i përpunuar nga një tjetër kryesues shkolle të psikanalizës, zvicerani Karl Gustav Jung (1875 – 1961), themelues i “psikologjisë analitike”, sidomos në dy vëllimet e veprave të tij, të titulluara “Qytetërim në tranzicion. Periudha midis dy luftërave” dhe “Qytetërim në tranzicion pas katastrofave”. Jungu theksonte se në psikikën e njeriut, përkrah një pandërgjegjëshmërie të tipit individual frut i kapërcimit të përvojave – sidomos fëminore – traumatike ose sidoqoftë të papëlqyeshme, ekziston – ndoshta në mënyrë absolutisht preponderante – një pandërgjegjëshmëri kolektive e llojit. Ne jemi të gjithë si të parë nga identiteti i species, i të cilit jemi një lulëzim i veçantë.
Secili prej nesh është si i parë nga pandërgjegjëshmëria e species, që Jungu e quan kolektiv. Në një pandërgjegjëshmëri të tillë kolektive ekzistojnë shpërthimet që na karakterizojnë, si kafshë, por edhe si kafshë speciale (kulturore): nga njëra anë, instiktet e verbëra të seksit dhe fuqisë tashmë të individualizuara dhe hetuara nga Frojd dhe nga Adler, por nga tjetra impulset po aq të forta, përkudrazi akoma dhe më të thella megjithëse shumë herë të përfshirë e të maskuar nga të tjerë ashmë të përmendur, që frymëzojnë jetën tonë të shkurtër në kërkim të një ndjenje drejt së pafundëmes: një pafundësi që rezulton e pranishme gjithmonë tek ne, të paktën si nevojë antropologjike, si instikt në vetëvete, si shpërthyese imazhesh mendore fillestare. Bëhet fjalë për një lloj Zoti të brendëshëm, që nuk demostron asgjë mbi Zotin, por rigrupon të paktën që tensioni fetar tek ne është apriori.
Pandërgjegjëshmëria kolektive na flet nëpërmjet simbolesh fillestare apo arketipe (gjurmë). Këto arketipe, që janë pothuajse rrënjët embrionale të pandërgjegjëshmërisë kolektive, shprehen në “ëndërra të mëdha”, të rralla, të pasura në simbole, të përbëra nga histori jo të reduktueshme në ngjarjet tona ditore, të tilla sa të na impresionojnë thellësisht dhe që të kujtohen gjatë. Këto ëndërra të mëdha janë mitet tona të brendëshme. Lidhur me këtë duhet kujtuar se Zhorzh Sorel (1847 – 1922), i panjohur për Jungun, pati theksuar se mitet qenë si ëndërra të mëdha kolektive me sy hapur. Me këto ëndërra të mëdha, pandërgjegjëshmëria kolektive reagon ndaj situatës në të cilën jetojmë, si individë, privatisht, por edhe si individë të zhytyr në histori.
Për pasojë, ëndërrat e mëdha kolektive në qarkullim e të përhapura, edhe fakte me sy hapur, apo të treguar në përralla apo veprat poetike më universale të kohës sonë, janë zanafilla e brendëshme e historisë. Ëndërrat tona të mëdha kolektive dhe mitet e mëdha vërtet të jetuara, subjektivisht dhë ndërsubjektivisht, na thonë se kush jemi dhe ku shkojmë. Kështu Jungu në vitin 1936 shpjegon tek “wotani” nazizmin si rizgjim të arketipit të Zotit pagan gjermanik, paralajmërues entuziazmesh delirante të njdekura në mënyrë po aq të qartë nga zi dhe shkatërrime, që bëjnë të vajtohet Krishti i humbur.
Nëpër intervista, shpesh në masën e seve, ai e interpreton Hitlerin si zbulues të pandërgjegjëshmërisë kolektive të gjermanëve, profetin e tyre postkristian paganizues. Nga viti 1945, shikon së fundi tek krimet e mëdha të gjermanëve të kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore – si shfarosja e hebrenjve – efektin e një ndjenje gjithëfuqie të keqkuptuar që e kap njeriun kur shembet miti kristian dhe ai pretendon ta bëjë veten e tij Zot, si perandorët e vonshëm romakë. Kështu, nga neopagan i vërtetë kthehet e imponon forma skllavërie (kampe përqëndrimi) dhe statolatrie (naziste, por edhe komuniste) që qenë tipike të fundit të botës antike. Siç shihet, zbatimi i psikologjive në politikë është tashmë shumë pjellore. Duke qenë në fillim, do t’ia vlente barra qiranë të thellohen këto lloj kërkimesh.
Komplekset e socializmit
Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës. Por çdo inferioritet edhe i vogël i organeve, qoftë dhe vetëm i supozuar, e bën të vështirë integrimin pozitiv midis të tjerëve. Atëherë individi has një neurozë, e lidhur kjo me kompleksin e inferiotitetit. Për kompensim të këtij kompleksi, në të zhvillohet një vullnet i ekzagjeruar fuqie, duke besuar dhe duke kërkuar të bëjë të besojë “të madhe” për të lehtësuar shqetësimin dhe sidomos për të tërhequr simpatitë e të tjerëve. Por kjo normalisht e largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së grupit. Adler e shpjegon një gjë të tillë sidomos tek “Rregulla dhe teori e psikologjisë individuale” (1920). Fenomeni i përshkruar sigurisht që ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike, e lidhur gjithmonë për këtë shkollë me komplekse inferioriteti për t’u kompensuar, dhe manifestimin e tyre të sëmurë, për më tepër humbës./metropol