Gjermania hap dyert për fuqi punëtore nga vendet jashtë BE

Në Gjermani mungon fuqia punëtore. Jo vetëm tek akademikët, por edhe në profesione të tjera ka mungesa, shkruan ‘Dojçe Vele’. Tanimë Republi...


Në Gjermani mungon fuqia punëtore. Jo vetëm tek akademikët, por edhe në profesione të tjera ka mungesa, shkruan ‘Dojçe Vele’. Tanimë Republika Federale po hedh sytë jashtë Gjermanisë. Jochen Mann, përgjegjës për vendet e punës në firmën e mesme KBA në Radebeul, ndodhet para një problemi. Për 30 vendet e punës që ai duhet të plotësojë deri në vitin e ardhshëm, nuk gjenden aplikantët e duhur. “Si rregull, për një vend pune konkurrojnë tek ne 60 vetë për 30 vende pune”. Në qytetin e Dresdenit firma e tij gëzon një emër të mirë dhe nuk ka aq shumë probleme. “Nuk jam i shqetësuar për numrin e aplikimeve, më shumë më shqetëson gjetja e njerëzve të duhur”. KBA është një prodhues makinerish që kërkon aktualisht njerëz të talentuar në fushën e teknikës. Tetë nga 30 vendet e punës janë të rezervuar për mekatronikë, një profesion i ri që gërsheton punën e mekanikut të dikurshëm me teknologjinë e avancuar të teknikës sot. Ata duhet të jenë të përgatitur mirë sidomos në fushën e fizikës. “Kemi shpesh aplikantë që e mbivlerësojnë shumë veten”, thotë Mann. Megjithatë, ai preferon të marrë në punë të rinj gjermanë, sepse “strukturat tona nuk lejojnë që të integrojmë shpejt fuqi punëtore të huaj”, thotë Jochen Mann. Megjithëse Radebeul është në kufi me Çekinë. “Fillimisht duhet të krijohen kushtet e përshtatshme për të rinjtë nga vendet e tjera, duke filluar që me vendstrehimet e përshtatshme”, – mendon ai. Agjencia Gjermane e Punës është e një mendimi tjetër. Në listën e publikuar së fundmi e të quajtur “lista pozitive”, agjencia u lehtëson 19 degëve të ekonomisë punësimin e emigrantëve nga vendet jashtë Bashkimit Europian në profesione jo akademike. “Këtu përfshihen profesione nga më të ndryshmet, para së gjithash ato të degëve teknike, si mekatronikë, elektroteknikë, por edhe infermierë dhe punëtorë të shërbimeve të tjera në shëndetësi”, – sqaron Frauke Wille nga Agjencia Gjermane e Punësimit. “Deri më tani, vetëm fuqive punëtore me diplomë u mundësohej ardhja në Gjermani për degë të caktuara që kishin nevojë për punëtorë. Lista pozitive e plotëson më mirë këtë mundësi emigrimi”. Tani mundet që në Gjermani të vijnë teknikë, instalatorë dhe infermierë nga vendet e treta në Gjermani. Qeveria gjermane duhet ta mbështesë këtë listë, sipas Wille: “Lista pozitive është një rregullore brenda kuadrit ligjor për të huaj. Nuk është diçka që ne e publikojmë pa e njohur situatën. Vetëm profesionet që janë listuar aty, janë baza për tërheqjen e fuqisë punëtore”.

Related

Ekonomi 8183609249235056324

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

item