Rregullat e të qënit mik me seksin e kundërt

Të qënit mik me seksin e  kundërt nuk është e pamundur, por për shkak të natyrës së qënies njerëzore, mendimeve, impulseve, kjo marrëdhënie...


Të qënit mik me seksin e  kundërt nuk është e pamundur, por për shkak të natyrës së qënies njerëzore, mendimeve, impulseve, kjo marrëdhënie mund të bëhet konfuze. Ja ku japim disa rekomandime që kjo marrëdhënie të funksionojë ashtu siç duhet duke respektuar kufijtë shoqërorë:
1. Pyesni veten se çfarë do të ndodhte nëse do të ishit të dy single? Duke pyetur veten sigurohu që në këto kushte asnjëri prej jush nuk do të ndryshonte natyrën e marrëdhënies. Nëse raporti juaj mbetet brënda kornizave të miqësisë atëherë nuk duhet të frikësoheni se pse është një miqësi e vërtetë.
2. Qartësojini gjërat që në fillim. Bëjani të ditur mikut apo mikes tuaj se ju nuk mund të jeni më shumë se një mik. Nëse e bëni këtë gjë që në fillim ai do fillojë ta respektojë këtë dhe do t`iu shikojë gjithmonë si mik.
3. Përpiquni të qëndroni në grup. Nëse ju në mënyrë të vazhdueshme qëndroni vetëm, kjo krijon më shumë mundësi për të interpretuar lidhjen më shumë se sa një miqësi. Kjo mund të interpretohet gabim edhe nga miqtë, të cilët mund të përhapin fjalë rreth jush, për të cilat ju nuk jeni në dijeni.
4. Jini vetvetja. Përpiquni të jeni ajo që jeni me mikun tuaj. Nëse ju i kushtoni shumë rëndësi pamjes së jashtëme kur takoheni me shokun tuaj, kjo mund ta bëjë konfuz atë dhe t`i ngatërrojë gjërat. Ai mund të mendojë se ju e pëlqeni atë dhe po përpiqeni t`i tërhiqni vëmendje.
5. Mos gjykoni të dashurit respektivë. Mundohuni të shmangni gjykimet sidomos nëse ato janë negative për të dashurën e mikut tuaj apo e kundërta. Sepse nëse do të duhet të bëhet një zgjedhje, me siguri që të humbur do të jeni ju.
6. Nëse vihen re pëlqime, mbani qëndrime. Mos krijoni shkas për pëlqim por edhe nëse ndodhin, mësoni si t`i shmangëni ato. Mos mbani njeri me shpresa sepse kjo vetëm do të dëmtojë miqësinë tuaj.
7. Lejoheni që të takojë të dashurën ose të dashurin. Nëse keni një të dashur lejoheni miqësinë që të njohë edhe këtë pjesë. Duke patur shoqëri mes mikut dhe të dashurit tuaj, gjërat bëhen më transparente dhe do të provohet se nuk ka asgjë të fshehtë.
8. Mos krijoni situata romantike. Shmangëni sa më shumë të jetë e mundur mbrëmjet romantike me mikun tuaj. Sepse nëse imagjinata provokohet ajo mund të shkojë shumë larg.

Related

Suplement 8347397418493580650

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item