Gjërat që i bëjnë meshkujt të lumtur

Një studim i ri ka treguar se çfarë është vërtet e rëndësishme për meshkujt. E keni dëgjuar shprehjen se ‘meshkujt janë nga marsi dhe femr...



Një studim i ri ka treguar se çfarë është vërtet e rëndësishme për meshkujt. E keni dëgjuar shprehjen se ‘meshkujt janë nga marsi dhe femrat nga venusi’? Kjo mund të ndihet vërtet disi, sidomos nëse konsideroni gjetjet e këtij studimi si kontribues në lumturinë e meshkujve dhe femrave. Teksa femrat përpiqen të gjejnë lumturinë në aspekte të ndryshme të jetës si dashuria, familja, shëndeti, të jetuarit në një ambjent të këndshëm, meshkujt përpiqen të jenë më sipërfaqësorë duke u kënaqur më tepër me pagesat dhe aparencën. Ja gjërat që i bëjnë meshkujt të lumtur:
1.Rroga
Meshkujt të cilët punojnë kundrejt një page shumë të mirë janë më të lumtur se ata të cilët nuk paguhen mirë. Kjo sepse shkaktari kryesor i stresit është paraja.
2. Trupi i bukur
Femra ju nuk jeni të vetmet që interesoheni për trupin tuaj. Studimi gjeti se meshkujt të cilët kishin një imazh perfekt të trupit dhe peshës, janë më të lumtur se sa ata të cilët kanë objektiva të paarritura për sa i përket imazhit të trupit.
3. Pasqyra
Edhe meshkujt stresohen për pamjen e tyre. Edhe ata shqetësohen për të qënë tërheqës, madje ata të cilët ishin të lumtur për pamjen e tyre fizike ishin më optimistë për jetën, se sa ata të cilët kishin nevojë për ndryshime.
4. Çfarë thuhet për atë
I`u intereson vlerësimi i lartë i të tjerëve rreth vetes. Sa më shumë të kuptojnë se të tjerët i vlerësojnë dhe kanë opinion të mirë për ta, kënaqen dhe ndikon në rritjen e vetëvlerësimit të tyre.
5. Kuleta e tij
Në ekonominë e sotme paraja flet shumë. Ndërsa femrat në studim nuk u panë shumë të shqetësuara rreth parave, meshkujt kishin tendencën të ishin më të kënaqur nëse situata e tyre ekonomike ishte në rregull.
6. Karriera
Sipas studimit, meshkujt të cilët kishin premisa për një karrierë të shndritshme ishin më të lumtur se sa ata të cilët nuk e shikonin veten në karrierë. Kjo është vërtet një gjë e bukur, pasi ku ka më bukur se sa një mashkull seksi me një të ardhëme premtuese.

Related

Suplement 7174583420933033010

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item