10 ikonat më me ndikim të politikës botërore
Shumë politikanë të rëndësishëm kanë luajtur një rol të spikatur publik e ndërkombëtar. Nga Regan, Dalai Lama, Mandela, Thatcher e deri tek ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/04/10-ikonat-me-me-ndikim-te-politikes.html
Shumë politikanë të rëndësishëm kanë luajtur një rol të spikatur publik e ndërkombëtar. Nga Regan, Dalai Lama, Mandela, Thatcher e deri tek John Kennedy.
John Kennedy
John Kenedi ishte pjesëtar i një nga familjet më të pasura të kombit amerikan. U largua në Harvard dhe mori pjesë gjallërisht në Luftën e Dytë Botërore. Ai ka qenë një ndër heronjtë e luftës në Paqësor. Në vitet 1946-53 u zgjodh si përfaqësues i Masacuzetit në Dhomën e Deputetëve, nga Partia Demokratike. Në vitet 1953-60 është zgjedhur senator. Në zgjidhjet presidenciale të vitit 1960, fiton dhe bëhet President i Amerikës. Kenedi, në historinë e politikës amerikane, njihet si presidenti më i ri në moshë, si presidenti i parë katolik, por më tepër vlerësohet për kursin politik që ndoqi gjatë presidencës së tij. Disa mendime të tij: “Ne nuk jemi për luftën, por për paqen, jo për ndeshje, por për bashkëpunim, jo për imperializmin, por për entuziazmin e vendeve që sapo kanë fituar pavarësinë. Pa lirinë e fjalës, pa lirinë e mbledhjeve, pa lirinë e feve, pa lirin e shtypit, pa mbrojtjen e ligjit, pa mbrojtjen e të drejtave të njeriut, nuk mund të qeverisen në mënyrë inteligjente”.
Ronald Reagan
Ronald Wilson Reagan lindi më 11 shkurt të vitit 1911 në Tampico të shtetit Illinois . Ai u rrit në pjesën qendrore të Amerikës dhe pati një karrierë të shumëllojshme, nga komentator sporti, në aktor filmash, zëdhënës konservator, guvernator i Kalifornisë e më në fund President i Shteteve të Bashkuara. Ai fitoi zgjedhjet e vitit 1980 për në Shtëpinë e Bardhë dhe u përpoq të rikthente besimin e krenarinë e një Amerike, e shqetësuar rreth gjendjes së saj ekonomike dhe e lodhur nga një krizë pengjesh njëvjeçare me Iranin. Por, përveç sukseseve të tij në ekonomi, amerikaneve u pëlqente stili i tij. Ata përshëndetën përpjekjet e zotit Reagan për të kthyer krenarinë e Amerikës në atdhe dhe kredibilitetin e saj në botë. Zoti Reagan do të mbahet mënd për një kohë të gjatë për kontributet e tij për kontrollet e armatimeve, veçanërisht për traktatin e vitit 1987 me Bashkimin Sovjetik për eliminimin e raketave bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi në Evropë. Zoti Reagan zhvilloi gjithashtu 4 takime me udhëheqësin sovjetik, Mihail Gorbaçov, takime që ndihmuan në zbutjen e Luftës së Ftohte midis Shteteve të Bashkuara dhe vendit, që Presidenti e cilësoi si perandoria e së keqes.
Winston Churchill
Winston Churchill, lideri britanik që udhëhoqi Britaninë e Madhe dhe aleatët gjatë krizës së Luftës II Botërore. Churchill rridhte nga një familje me histori të gjatë në shërbimin ushtarak, dhe pas vdekjes së të atit me 1895, Churchill filloi karrierën ushtarake, duke shërbyer në Indi, Sudan dhe Afrikën e Jugut, ku u shqua disa here në beteja të ndryshme. Me 1899, ai largohet nga ushtria dhe fillon karrierën politike, ku në 1900 zgjidhet në parlament si përfaqësues i Partisë së Djathtë Konservatore. Nga 1919-1921, ai ishte sekretar Shteti për Luftën, ndërsa më 1924 rikthehet në Partinë e Djathtë Konservatore. Gjatë viteve 1929-39, ai parashikoi agresionet ushtarake gjermane dhe japoneze dhe paralajmëroi në këtë aspekt. Pas shpërthimit të Luftës II Botërore, Churchill u riemërua në postin e Lordit të Parë të Admiralëve, dhe 8 muaj më vonë bëhet Kryeministër i një qeverie koalicioni. Në vitin e parë të administratës së tij, Britania qëndroi e vetme kundër agresionit nazist gjerman, por Churchill i premtoi vendit dhe botës së populli britanik “kurrë nuk do të dorëzohej”. Ai bindi britanikët t’i bashkoheshin rezistencës dhe orkestroi me zgjuarsi Presidentin amerikan Rusvelt dhe liderin sovjetik Stalin të bashkoheshin në një aleancë që arriti me sukses të mposhtë fuqitë e Boshtit të Qendrës”. Në korrik të 1945, 3 muaj pas disfatës gjermane, qeveria e tij konservatore humbi në zgjedhjet e përgjithshme dhe Churchill dha dorëheqjen si Kryeministër. Ai u bë lideri i opozitës së djathtë dhe me 1951 u zgjodh përsëri Kryeministër. Dy vite më vonë, ai fitoi Çmimin “Nobel” në letërsi për 6 vëllimet e tij historike të studimit të Luftës II Botërore dhe për fjalime të ndryshme politike. Më 1955-ën, Churchill doli në pension si Kryeministër, por qëndroi si anëtar parlamenti deri në vitin 1964, një vit para vdekjes.
Dalai Lama
Dalai Lama, udhëheqësi shpirtëror i tibetianëve, ka qenë i detyruar të jetojë në ekzil në Indi prej vitit 1959. I njohur që në moshën dyvjeçare për dhuntitë e tij hyjnore dhe i zgjedhur si lideri politik dhe shpirtëror i tibetianëve budistë, vetëm kur ishte 15 vjeç, Dalai Lama, mishëron sot e gjithë ditët shpresat e miliona tibetianëve që jetojnë në azil politik në Indi. Ai respektohet nga një botë e tërë, ndërsa akuzohet ende edhe sot nga Kina komuniste si udhëheqësi i lëvizjes për pavarësinë e Tibetit nga Kina, dhe që tërë jetën ia kushtoi kësaj beteje të autonomisë rajonale të Tibetit, nën frymëzimin e lirisë së besimit te profeti Buda. Dalai Lama i lindur në 1935-ën në një familje fshatare në veriperëndim të Tibetit, kundërshtoi që herët pushtimin e vendlindjes së tij nga Kina dhe pas revoltës në Lhasa, kryeqyteti i Tibetit, udhëheqësi shpirtëror në krye të 20 mijë bashkëpatriotëve të tij largohen në emigrim, në vitin 1959. Në ndryshim nga të gjitha lëvizjet me dhunë, Dalai Lama predikon betejën më të vështirë për lirinë, atë që fitohet vetëm përmes besimit. Për këtë strategji atij iu dha çmimi “Nobel” për Paqen, në vitin 1989.
Franklin Roosevelt
Ka lindur në Nju Jork më 20.1.1882 dhe vdiq në Vom Springs më 12.4.1945. U diplomua në Universitetin e Harvardit për Drejtësi. Fillimisht ka punuar si avokat. Më 1910 u zgjodh senator i Nju Jorkut nga Partia Demokratike dhe me 1920 ishte kandidat për postin e zv. presidentit. Në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit 1932, fitoi në 42 nga 48 shtetet e Amerikës. Në postin e presidentit Rusvelti ndoqi një kurs të ri, cili ndihmoj që shteti amerikan të dilte nga kriza ekonomike botërore e viteve 1929-1933. Më 1935 miratoi aktin mbi “Asnjanësinë”, sipas të cilit SHBA vendosën embargon e armëve për shtetet që ishin në luftë. Rusvelt shpesh shprehte antipatinë e tij kundër regjimeve diktatoriale. Ruzvelti së bashku me Curcillin themeluan Kartën e Atlantikut, e cila parashikonte vendosjen e demokracisë në Evropë pas zhdukjes së fashizmit. Më 7 dhjetor 1941, SHBA hyri në Luftën e Dytë Botërore pasi Japonia sulmoi bazën amerikane të Pearl Harberit. Në 1945, Ruzvelti zgjidhet sërish me shumicë votash President i Amerikës, por ai nuk arriti ta përfundonte këtë mandat, pasi vdes nga një krizë në zemër.
Nelson Mandela
Nelson Rolihlahla Mandela lindi më 18 korrik 1918 afër qytetit Umtata, Transki. Në fillim të viteve ’50, Mandela luajti rol të rëndësishëm në rezistencën e Edukimit Bantu dhe në popullarizimin të të ashtuquajturit Freedom Charter. Në fund të viteve ’50, Mandela u përqendrua në luftën kundër shfrytëzimit të fuqisë punëtore, ligjeve të shtypit dhe ndarjes së universiteteve të “hapura”. Me 1961, ai u arrestua, por mori pafajësi, ndërsa në 1962 u arrestua për largim të paligjshëm nga vendi, dhe u dënua me 5 vjet burg. Më 1964, ai u vendos përsëri para bankës së të akuzuarve, për sabotim, dhe me një grup anëtaresh të Kongresit Afrikan, u dënua me burgim të përjetshëm. Më 1989, F.W. de Klerk u bë president i Afrikës së Jugut dhe vendosi të çmontojë aparteidin në vend. De Klerk ligjëroi Kongresin Kombëtar Afrikan, pezulloi dënimin me vdekje, dhe në shkurt 1990 urdhëroi lirimin e Nelson Mandelës. Pas lirimit, Mandela udhëhoqi negociatat mes Kongresit Kombëtar Afrikan dhe qeverisë së bardhë për përfundimin e aparteidit dhe krijimin e një qeverie multiracore. Më 1993, Mandela dhe De Klerk u vlerësuan së bashku me Çmimin “Nobel” për Paqe.
Charles De Gaulle
Babai i Francës moderne. Ishte gjeneral gjatë luftës së rezistencës franceze ndaj Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gati dy dekada më vonë, De Gaulle pa vendin e tij në një tjetër konflikt, në luftën algjeriane, kur ai nuk u bashkua me disa nga përkrahësit e tij më besnikë dhe ndihmoi që Algjeria të fitojë pavarësinë. Një nacionalist i zjarrtë, që themeloi kushtetutën e re që përforcoi pushtetin ekzekutiv duke themeluar Republikën e Pestë të Francës, për të cilën ai u bë Presidenti i parë në 1959. Si udhëheqës i vendit të tij, ai rivlerësoi monedhën e vendit me futjen e një Frang ri, industrinë dhe ii dha grave të drejtën për të votuar.
Gandhi
Mohandas Karamchand Gandhi (tetor 1869 – 30 janar 1948) ishte një udhëheqës i shquar politik dhe ideologjik i Indisë gjatë “lëvizjes indiane për pavarësi”. Ishte i pari i lëvizjes “Satyagraha” (fuqia e shpirtit, ose fuqia e së vërtetës). Kjo është e përcaktuar si rezistencë ndaj tiranisë, përmes masës rezistuese civile – një term që përdoret shumë nga Gandi në deklaratat dhe shkrimet e tij [1]. Filozofia e tij, u themelua në mënyrë të vendosur mbi Ahimsa (jo dhunës). Filozofia e tij dhe udhëheqja e ndihmoi të fitojë pavarësinë e Indisë dhe lëvizjet e frymëzuan të drejtat civile dhe lirin në të gjithë botën. Gandhi është përmendur shpesh si Mahatma ose “Great Soul” (shpirtmadh). Në Indi, ai është quajtur edhe Bapu ose “Ati” dhe zyrtarisht i nderuar në Indi si Ati i kombit. Ditëlindja e tij, 2 tetor, do të përkujtohet si Gandhi Jayanti, një festë kombëtare në Indi, dhe në botë si “Dita ndërkombëtare kundër dhunës”.
Margaret Thatcher
Margaret Thatcher ka qenë katalizatori i një sërë eventesh të ndërthurura me njëra-tjetrën, të cilët i dhanë një shkundje dy dekadave të fundit të shekullit dhe ndihmuan racën njerëzore dhe mijëvjeçarin, duke i dhënë më tepër shpresë dhe vetëbesim. Triumfi i kapitalizmit, afirmimi gati universal i tregut si gjë thelbësore për prosperitet, kolapsi i imperializmit sovjetik, zvogëlimi i pushtetit absolut të shtetit gati në të gjithë kontinentet dhe të gjithë vendet e botës. Nga viti 1979–1990 ajo ishte Kryeministrja e parë femër në Evropë.
Luigji XIV
Voltaire e quajti Luigjin e XIV “le grand siècle”. Gjate mbretërisë se tij Franca u be dominuse dhe model kulture për te gjithë Evropën bashke me Anglinë. Fjalia me e famshme qe i kujtohet eshte “L’état, c’est moi!” (Shteti jam une), është me shume mundësi qe kjo fjali i është qepur nga persona te tjere sepse gjate mbreterise se tij u përparuan te drejtat publike, me shume e vertet duket fjalia tjetër e cila thotë “Je m’en vais, mais l’État demeurera toujours” (Une do te iki, por shteti do te zgjase pergjithmone). (Tirana Observer)