Kafshët shtëpiake të presidentëve amerikanë

Në Shtëpinë e Bardhë, prej vitesh kanë banuar kafshë nga më të çuditshmet, që nga gjarpërinjtë e deri tek elefantët e tigrat Histori Kanë ...

Në Shtëpinë e Bardhë, prej vitesh kanë banuar kafshë nga më të çuditshmet, që nga gjarpërinjtë e deri tek elefantët e tigrat
Histori





Kanë qenë të shumta kafshët që patën fatin të bëhen pjesë e familjeve presidenciale amerikane dhe banorë të Shtëpisë së Bardhë. Kafshë të ndryshme janë pjesë e një historie të gjatë të “pjesëtarëve besnikë”, që shoqëruan presidentët gjatë qeverisjes së tyre. Ato variojnë që nga gjarpërinjtë e deri tek elefantët.
Presidenti Xhorxh Uashington ishte shumë i dhënë pas kuajve, ndaj ai kishte një stallë të madhe ku kujdesej për ta. Thuhet se ai zotëronte gjithsej 30 qen, ndërsa gruaja e tij mendohej të ishte çmendur pas një papagalli.
Gruaja e presidentit të gjashtë amerikan, Xhon Adams, ishte e shumë e dhënë pas një krimbi mëndafshi, ndërsa ai vetë preferonte kuajt, të cilët i kishte të shumtë në numër.
Tomas Xheferson dhe Xhejms Medison ishin të dy tifozë të shpendëve, ata pëlqenin harabelat dhe papagajtë. Xheferson kishte gjithashtu edhe dy qen.
Familja e Linkolnit dhe ai vetë ishin të dashuruar pas kafshëve të ndryshme. Ata zotëronin derra, dhi, lepuj, poni, qen, mace dhe një gjeldeti, nga ku u frymëzua edhe ushqimi tradicional për Festën e Falënderimeve në Amerikë.
Teodor Rusvelt, presidenti i 26, ishte i famshëm për numrin e madh të kafshëve, pas të cilave ishte i dhënë. Gjashtë fëmijët e tij kishin gjarpërinj, qen, mace, baldosa, zogj dhe derra.
Kur djali i Rusveltit, Arçi, u sëmur me fruth, djali tjetër i presidentit, Kuentin, për ta gëzuar të vëllain e vizitoi në dhomën e tij hipur mbi një poni. Aventurat e këtij djali çapkën nuk mbarojnë këtu, i paduruar për t’i treguar të atit një grumbull me gjarpërinj, ai ndërpreu një mbledhje të rëndësishme dhe ia shpërndau presidentit gjarpërinjtë mbi tavolinë.
Presidenti i 30 i SHBA-së, Kalvin Kulixh, zotëronte shumë kafshë si zogj, gomarë, arinj, hipopotamë, luanë si dhe një rakun, i quajtur Rebeka.
Xhon Kenedi përfshinte në listën e kafshëve të tij shtëpiake qen, mace, poni, lepuj, papagaj, kuaj dhe minj. Karolin Kenedit iu dhurua një këlysh i quajtur Pushkina, nga kryeministri sovjetik Nikita Hrushov.
Me familjen e presidentit Bush ka jetuar një mace e quajtur India, e cila ishte pjesëtare e rregullt që prej dhjetë vitesh. Ata zotëronin edhe tre qen të quajtur Barni, Mis Bizlei dhe Spoti.
Bill Klinton kishte një mace e cila u bë shumë e njohur gjatë qeverisjes së tij, ndërsa Nikson kishte një qen, të cilin e donte shumë.
Pat Finengan, ekspert i shërbimit të kafshëve të Shtëpisë së Bardhë, shprehet se kafshët janë shumë miqësore atje dhe se qentë përgjithësisht preferojnë të shëtisin gjithë ditën.
Presidentët e mëparshëm amerikanë zotëronin kafshë të ndryshme gjatë qëndrimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, presidenti Uillson mbante një tufë delesh në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë. Ai veproi kështu për të treguar se edhe familja presidenciale mbështeste përpjekjet e shumta që sillte lufta.

Xhon Rilei, historian në Shtëpinë e Bardhë, shpjegon se leshi i deleve të mbajtura dhe të ushqyera nga presidenti Uillson, doli në ankand dhe paratë e mbledhura iu shtuan fondeve të Kryqit të Kuq.
Disa nga kafshët e pazakonta të presidentëve të SHBA-së ishin përgjithësisht dhurata nga udhëheqësit e shteteve të tjera.

Sipas historianëve, presidenti i 15 i Amerikës mori një dhuratë të shtrenjtë prej mbretit të Tailandës së sotme, një tufë me elefantë.

Sulltani i Omanit, një shtet fqinj me Arabinë Saudite, i dhuroi presidentit të 8, Martin Van Buren, shumë këlyshë tigrash.

Edhe më e çuditshme është mënyra sesi këto kafshë trajtoheshin në Shtëpinë e Bardhë. Për ditëlindjen e qenit të presidentit të 29 të SHBA-së, ai dhe familja e tij organizuan një festë të paharrueshme. Historianët tregojnë se ata ftuan kafshët e miqve të tyre dhe shërbyen biskota për qen tek të ftuarit.

68 për qind e presidentëve amerikanë zotëronin qen dhe 20 për qind e tyre zotëronin mace, kafshë të tjera që jetonin në Shtëpinë e Bardhë ishin kanarinat, dhitë, kuajt dhe lopët.
Edhe kafshët ekzotike ishin pjesë e historisë së kafshëve të Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë këtu kopetë e luanëve, zebrave dhe arinjve. Aktualisht janë më shumë se 70.000 bletë që jetojnë në Shtëpinë më të rëndësishme në SHBA.
Presidenti Obama ka një qen të quajtur Bo, të cilin senatori Ted Kenedi ia ka dhuruar vajzës së tij, ai është i dashur për të gjithë familjen Obama.
Sipas statistikave, 68 për qind e presidentëve amerikanë kishin qen, 30 për qind kuaj, 30 për qind shpendë, 20 për qind mace, 0 për qind dhi, 9 për qind kafshë ekzotike, 7 për qind lopë dhe 9 për qind nuk zotëronin asnjë kafshë.

Related

Suplement 596759368065670754

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item