Eksperimenti Philadelphia 28 tetor 1943 Si u zhvendos anija e amerikanëve nga një vend lufte në det të hapur

Marrë nga: misteridelmondo.com Misteri i cili në SHBA mbahet si një nga sekretet më të mëdha. Njërëzit që morën pjesë në eksperiment u ndodh...

Marrë nga: misteridelmondo.com


Misteri i cili në SHBA mbahet si një nga sekretet më të mëdha. Njërëzit që morën pjesë në eksperiment u ndodhën shumë fatëkeqësi. Shkencëtarët më të famshëm morën pjesë në atë që mund të quhet “bashkëpunim me alienët”


Eksperimenti i Filadelfias është një legjendë e përhapur ndërmjet mbështetësve  të teorisë së komplotit. Sipas saj në 28 tetor 1943 një  anije amerikane do të zhvillonte një eksperiment  sekret në portin e Filadelfias,në Pensilvani duke bërë që të zhduket anija nga lufta. Kjo “zhdukje” do të bëhej në saj të teknologjisë së përdorimit të magnetëve të fuqishëm  dhe duke e rishfaqur atë ne distance prej qindra kilometrash më larg.
Sipas asaj që thuahet në media, në 28 tetor 1943 anija nga marina ushtarake amerakane e quajtur “USS Eldridge” do të përdorej për një eksperiment nga Dr. Franklin Reno në të cilin do të mernin pjesë edhe shkencëtarë të ndryshëm ku përmenden Albert Ajnshtain dhe Nikola Tesla. Si bazë për eksperimentin do të përdorej teoria e fushës së unifikuar të Ajnshtainit  që nënkupton një lidhje reciproke , ndërmjet forcës ovale, elektro magnetike dhe forcës së gravitetit. Qëllimi ishte që gjatë zhdukjes së anijes të bëhej e mundur shmnagja e radarëve. Kjo do të bëhej e mundur falë  padukshmërisë që do të kishte anija, ku një sistemi që do krijonte fushën elektromagnetike rreth anijes për të krijuar efektine padukshmërisë do të kryente të gjithë procesin.
Pas kësaj fshiheshin edhe qëllime të tjera, ndër të cilat mund të përmendet eksperimenti i një aparature në gjëndje  që të bëjë të udhëtojnë në kohë persona dhe objekte. Duke bërë që të lëviznin në kohë objektet dhe njerzit do të jepej mundësia që anija të lëvizte në një vend tjetër pa u kapur nga syri i njerzëve dhe i radarëve.
Si ndodhi
Nëpërmjet tre gjeneratorëve elektromagnetik me fuqi shumë të lartë anija u zhduk për disa sekonda dhe pati dëshmi të një rishfajje që Nolfork, 600 km larg Filadelfias, shtet në SHBA. Sipas dëshmive në mediat amerikane asnjë prej qeveritarve dhe pjestarët e forcave ushtarake nuk e komentoi eksperimentin që la me gojë hapur qindra njerëz. Vetë, media në atë kohë është  ndalur të publikoj lajmi por falë arkivave të sakta mediat e kanë treguar histroinë pas viteve 1980.
Të gjithë të pranishmit që morën pjesë në këtë eksperiment u ndodhën shumë fatëkeqësi. E para çdo antarë i ekuipazhit ju bë një lavazh truri duke përdorur injeksione të ndryshme dhe tortura fizike.
Hipotezat
Vite më vonë pati përsëri studime rreth këtijë eksperimenti dhe u hodhën hipoteza të ndryshme rreth vërtetësisë së tij. Një hipotezë lidhet me mundësinë që personazhet në këtë ngjarje të kenë qenë Alienë (UFO). Sipas një tjetër hipoteze të ngritur nga  Charles Berlitz autor në librin e tij “Pa gjurmë” ngjarja e Filadelfias lidhet me misterin e trekëndëshit të Bermudës por kjo hipotezë hidhet poshtë pasi Filadelfia gjeografikisht ndodhet me qindra kilometra larg zonës ku mendohet se gjendet Trekëndëshi i Bermudës. Githashtu është deklaruar se ky eksperiment nuk është zhvilluar fare pasi nuk gjendet asnjë gjë e dokumentuar në arkivat ushtarako –civil, kjo mosekzistencë dokumentash tregon mospërputhje me legjenden e këtij eksperimenti.

Related

Suplement 1189915215737251010

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item