Bërthama e Tokës është e nxehtë sa sipërfaqja e Diellit
Gjeologët prej kohësh janë përpjekur të përcaktojnë sa është në të vërtetë temperatura 6300 km poshtë këmbëve tona, aty ku ndodhet edhe bërt...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/04/berthama-e-tokes-eshte-e-nxehte-sa.html
Gjeologët prej kohësh janë përpjekur të përcaktojnë sa është në të vërtetë temperatura 6300 km poshtë këmbëve tona, aty ku ndodhet edhe bërthama e planetit.
Nëse deri më tani mendohej se temperatura në qendër të Tokës nuk i kalonte 5000 gradë celsius, eksperimentet e reja nga shkencëtarët kane vërtetuar se temperatura në bërthamën e planetit tonë është 6 mijë gradë celsius, afërsisht sa temperatura e sipërfaqes së Diellit, e cila është 6500 gradë.
Studimi është realizuar duke përdorur mostra hekuri, material që përbën 95 për qind të bërthamës së Tokës, me presion të afërt me atë që ekziston në qendër të Tokës, prej nga kristalet e hekurit shkrinë dhe u shndërruan në formë.
Kampionet e hekurit janë vëzhguar me ‘European Synchrotron Radiation Facility’ që është një nga burimet më të forta të rrezeve X.
Kështu për të përftuar një shkrirje të hekurit si ajo që vërehet në bërthamë (e cila njihet në sajë të kalimit të valëve sizmike të tërmeteve më të fuqishme) ishte e nevojshme një temperaturë prej rreth 6000 ° C.