E vërteta e qytetit të humbur

Thellë në territorin e Indisë, në kufi me Nepalin, nga arkeologët evropianë, u gjet një qytet në xhungël gati i paprekur nga kushtet e jasht...


Thellë në territorin e Indisë, në kufi me Nepalin, nga arkeologët evropianë, u gjet një qytet në xhungël gati i paprekur nga kushtet e jashtme atmosferike dhe nga dhëmbi i kohës. Aty tani nuk jetonte më askush dhe zbulimi i tij ishte fare i rastësishëm
Aventurierët nga të gjitha anët e botës e po ashtu edhe arkeologët, gjeologët dhe profile të ndryshme të shkencëtarëve, shpesh kanë rënë në gjurmë të gërmadhave të qyteteve të lashta, pallateve mbretërore, varrezave katakombe dhe shumë e shumë gjërave të tjera të cilat koha dhe dheu i ka mbajtur të fshehura. Azia është një kontinent ku civilizimet e lashta kanë ekzistuar dhe janë zhvilluar si askund tjetër më parë. India po ashtu paraqet një nga pjesët e mozaikut të civilizimeve të vjetra, e cila ende në vete mban sekrete të pasqaruara dhe mirë të analizuara. Thellë në territorin e Indisë, në kufi me Nepalin, nga arkeologët evropianë, u gjet një qytet në xhungël gati i paprekur nga kushtet e jashtme atmosferike dhe nga dhëmbi i kohës. Aty tani nuk jetonte më askush dhe zbulimi i tij ishte fare i rastësishëm. Pallatet dhe ndërtesat që ndodheshin në qytet ishin të mbuluara me gjethe dhe bimë tropikale të xhunglës, gjë që kishte bërë që qyteti të konservohet. Në qytet u zbulua edhe një tunel i gjatë 1.6 km, e që shpinte në një vend të fshehur, në afërsi të malit aty afër. Me të mbërritur në pikën tjetër të tunelit, u shfaqë një hapësirë e madhe nëntokësore, që ishte ndërtuar me një mjeshtëri arkitektonike të paparë gjer më atëherë dhe në të cilën ndodheshin objekte dhe gjëra të çuditshme që nuk dihej se çfarë destinimi kishin. Ky vend i ngjasonte shumë një laboratori të madh shkencorë, por mjetet e vendosura aty ishin të panjohura dhe nuk dihej principi i punës së tyre.
Qyteti
Në muret e këtij vendi u gjetën mbishkrime të vjetra hinduse, por deshifrimi i tyre ishte pak i vështirë, sepse në to ishin të përziera edhe terma të vjetra kineze, e që ishte një gjë e pazakonshme. Nga mbishkrimet e deshifruara u kuptua se vendi të cilin e kishin zbuluar quhej MOHENGJO – DARO. Por këtë qytet flitej vetëm në mitet e vjetra dhe në legjenda. Njerëzit dhe banoret e hershëm të atij qyteti vetën e quanit Moh. Lidhur me këtë emër ka pasur të dhëna edhe nga mitologjia e vjetër indase dhe sidomos tek kinezët e vjetër. Nga legjendat kuptohej se mohasit ishin një civilizim i vjetër që shtriheshin nga lindja e Azisë e gjerë tek India e sotme. Mbishkrimet aty tregonin se vendi në të cilin ndodheshin arkeologët ishte vetëm njëri nga kompleksi i gjerë i ndërtesave nëntokësore që ndodheshin në afërsi. Dhe, në të vërtet, në diapazon prej 3 km u zbuluan edhe dy vende të tjera të ngjashme. Mirëpo, befasia më e madhe ishte se në ato dy objekte të tjera nuk u zbuluan gjërat e njëjta si në të parën, por aty u zbulua diçka që për kohën kur kanë ekzistuar civilizimet e lashta, ky zbulim fare nuk duhet të ekzistonte – pra ishte fjala për bomba atomike, siç quhej nga mohasit – shatagni!

Mohasit
Mohasit kanë qenë një civilizim që kishte një nivel të lartë të njohurive. Ata kishin zbuluar, siç shkruhej në mbishkrimet, sekretin e jetës, gjërat e vdekura mund t’i ringjallnin, zbërthimin e dritës, dhe kishin pasur një shkallë të lartë të zhvillimit, çka shihet edhe nga mënyra e ndërtimit të qytetit dhe nga vet fakti se më mijëra vjet para erës së re, dikush paska ditur të përdor energjinë atomike. Më tutje nga mbishkrimet merret vesh se në një vend tjetër të botës ekzistonte edhe një civilizim i lashtë, i cili u afrohej shumë mohasve për nga shkalla e zhvillimit, kjo pra ishte Atlantida. Edhe këta kishin zbuluar sekretin e atomit dhe të dritës, kishin pra njohuri të larta teknike dhe teknologjike. Për dallim nga mohasit, të cilët njiheshin si sundues të tokës, atlantidasit, njiheshin si sundues të detit. Mohasit për aleat të tyre kishin paraardhësit e kinezëve të sotëm, gjersa atlantidasit kishin për aleatë paraardhësit e Majëve, Astekëve dhe Inkëve që jetonin në Amerikë. Rivaliteti i tyre sa vinte e shtohej, për shkak të dominimit të njërës anë në tjetrën, gjersa në një periudhë të lashtë kohore, me mijëra vjet para erës së re, kjo gjë u bë edhe kritike. Luftimet e tyre filluan më gjithë intensitetin që kishin dhe me gjithë potencialin e mundshëm të armatimit që në atë kohë dispononin ata. Se sa ka zgjatur kjo, është vështirë të konkludohet, sepse faktet tregojnë rezultate të ndryshme, që do të thotë se është e mundur që luftimet të mos jenë bërë të gjitha në të njëjtën kohë. Lidhur me këto luftëra mitologjike, është shkruar edhe nëpër libra të vjetër, siç janë: “Ramajana”,  “Mahabharata”, “Epi i Gilgameshit”, “Suria panati” ose “Njohja e diellit” etj. Në to përshkruhet fshehtësia e energjisë së Diellit, si dhe bëhet e ditur se mjete me të cilat kishin luftuar mohasit dhe atlantidasit u përkisnin perëndive që ata i adhuronin dhe prej të cilëve kishin marrë njohuri se si t’i përdorin ato! Në këto libra tregohet se qytete të shumta të asaj kohe u zhdukën nga faqja e dheut, e ndër to përmenden: Dundaik – Kështjellë e shkrirë me themel; Nan-madol -dëshmi e energjisë kolosale që është përdorur këtu; Sodoma dhe Gomora – dëshmi e konfliktit nuklear; Jerihon II – një nga shtat shtresat, e shkatërruar me energji të madhe të një “zjarri” të paidentifikuar. Prej armëve që kanë përdorur në këto luftëra, përmendën këto: Darpana, sandagara, pashupati, pinaka, tvashar etj. disa nga këto armë shfrytëzonin energjinë nukleare e disa nga këto shfrytëzonin edhe dritën me anë të së cilës shkriheshin edhe gurët, pra është e mundur të janë përdorur laser shumë të fuqishëm. Nga ana tjetër, përmendën edhe disa armë të tjera, e ndër to është edhe parashu-rama e cila paraqiste një lloj të armës që punonte në principin e ultrazërit. Siç duket kjo armë ka qenë e përdorur nga ana e atlantidasve. Kjo gjë shpjegohet me faktin se në kohën kur është  bërë sulmi me to, janë shkatërruar pjesët e epërme të shtëpive dhe ndërtesave të atëhershme, pra kulmet, prandaj është për t’u çuditur se kinezët në atë kohë i kanë ndërtuar shtëpitë me kulme harkore, duke e ditur se kjo gjë i bënë valët që të kthehen përsëri nga kanë ardhur. Edhe sot e kësaj dite, kinezët i ndërtojnë shtëpitë në po të njëjtën mënyrë. Në mbishkrime të qytetit të vjetër u gjet edhe një pjesë e tekstit e shkruar në kinezishte të vjetër, me ç’rast përmendën  ushtarët prej balte. Këta ushtarë kanë pasur për detyrë që kur të vijë koha të aktivizoheshin dhe të mbronin perandorinë e atëhershme Muh. Këta ushtarë janë gjetur gjithashtu edhe në kinë, në vargmalet e Kuen Lunit, dhe të gjithë ishin të ruajtur mirë. Se sa ka zgjatur lufta legjendare ndërmjet këtyre dy palëve, është vështirë të vërtetohet nga vet fakti se shumica e qyteteve që përmenden në legjenda dhe në mite, sot nuk ekzistojnë më. Mohengjo-Daro është një thesar i vërtet i së kaluarës sonë të hershme. Në këtë qytet ende ka gjëra të cilat njeriu ende nuk i di se çfarë janë dhe për çfarë shërbejnë. Prandaj, ashtu historia  e njerëzimit po përsëritet?

Related

Suplement 2685775530694416112

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item