10 operacionet më tronditëse të Shërbimeve Sekrete

Nga tentimi për vrasjen e Leninit tek vrasja e Litvinenkos Një Agjenci Inteligjence është një organizatë qeveritare e cila është përgjegjë...


Nga tentimi për vrasjen e Leninit tek vrasja e Litvinenkos





Një Agjenci Inteligjence është një organizatë qeveritare e cila është përgjegjëse për identifikimin, zbulimin, parandalimin dhe evitimin e kërcënimeve potenciale ndaj sigurisë kombëtare të një shteti. Përmes një shumëllojshmërie metodash, të ligjshme ose jo, agjencitë e zbulimit të vendeve të ndryshme mbledhin informacion dhe ndërmarrin operacione klandestine për të përmbushur misionet e tyre, në mbrojtje të popujve, ligjeve dhe politikave të jashtme të shteteve përkatëse. Përparimet e paprecedenta në teknologji dhe komunikim, të kombinuara me tensionin e krijuar nga dalja e superfuqive botërore, ka ndryshuar përgjithmonë mënyrën se si shtetet përpiqen të ruajnë sigurinë e tyre. Përveç shteteve perëndimore që kanë përdorur agjencitë e inteligjencës shumë shpesh, vendet në zhvillim gjithashtu kanë formuar organizata të cilat veprojnë në shumë raste jashtë kuadrit ligjor në mbrojtje të territorit të tyre. Do të shqyrtojë operacionet më interesante të agjencive të inteligjencës të vendeve të ndryshme.
10. Operacioni “Vrasjet Zinxhir”

 

Agjencia: Ministria e Inteligjencës dhe Sigurimit (MIS)

Shteti: Iran

Morali i Agjencisë

Ndërsa kombi ka pësuar ndryshime të rëndësishme politike, morali i Agjencisë së Inteligjencës dhe policisë sekrete së Iranit mbeti i palëkundur gjatë gjithë shekullit njëzet. Revolucioni në vitin 1979 çoi në rrëzimin e Shahut dhe ardhjen në fuqi të Ajatollah Khomeinit, një njeri i cili premtoi se do të përmirësonte kushtet e jetesës për të gjithë iranianët. Megjithatë, agjencia kryesore e inteligjencës gjatë sundimit të Khomeinit, MIS, e cila është shumë e ngjashme me paraardhësen e saj, SAVAK-un e cila u zhvillua nën regjimin e Shahut; u shndërrua në një ministri famëkeqe e cila frikësoi iranianët për shkak të ekzekutimeve masive dhe brutale të kundërshtarëve politikë. “Vrasjet Zinxhir” që përfshijnë periudhën nga 1988-1998 është ndoshta më famëkeqi i operacioneve të MIS-it. Agjencia e inteligjencës thuhet se është përgjegjës për vdekjen e 80 shtetasve iranianë gjatë kësaj kohe, shumica e të cilëve ishin shkrimtarë, intelektualë dhe aktivistë politikë. Vrasjet fituan vëmendjen e vërtetë të mediave perëndimore vetëm në vitin 1998, kur lideri i partisë opozitare Dariush Forouhar dhe tre shkrimtarë anti-Khomeini u ekzekutuan brenda dy ditëve. Khomeini deklaroi se qeveria iraniane nuk kishte asnjë përfshirje në vrasje, duke ja hedhur fajin Saeed Emami, Zëvendës Ministri i Inteligjencës. Emami thuhet se u vetëvra në burg, por shumë besojnë se ai u eliminua për arsye se ishte në dijeni të informacioneve që përbënin kërcënim për sundimin e regjimit të Khomeinit.


9. Përpjekja për vrasjen e kryeministrit Tailandez
Agjencia: Komanda e Operacioneve të Sigurisë së Brendshme (KOSB)

Shteti: Tailandë


KOSB është agjencia tailandeze e inteligjencës e cila u themeluar në vitin 1966. Ajo u krijua fillimisht me ndihmën e SHBA-së, në një përpjekje të përbashkët për të parandaluar aktivitetet komuniste në vend. Kur lufta mbaroi dhe trupat amerikane u kthyen në vendlindje, KOSB ra nën kontrollin e diktatorëve ushtarakë. Që atëherë, organizata ka mbetur një njësi ushtarake, dhe është përgjegjëse për ruajtjen e sigurisë kombëtare. Në mënyrë ironike, Zëvendës Drejtori i KOSB-së ishte përfshirë në një komplot për të vrarë kryeministrin Thaksin Shinawatra (në foto) rreth fundit të mandatit të tij në vitin 2006. Pallop Tinsulanonda u akuzua për tradhti kundrejt vendit të tij, kur një nga punonjësit e tij u kap duke ngarë një makinë të mbushur me 67 kilogramë eksploziv brenda rezidencës së Kryeministrit. Ai mohoi akuzat duke pretenduar se operacioni nuk do të kishte dështuar nëse ai do të kishte qenë organizatori. Në atë periudhe Shinawatra ishte tejet jopopullor, dhe u akuzua si një udhëheqës shtypës i një qeverie të korruptuar. Pas grushtit të shtetit të vitit 2006 në të cilën Shinaëatra u rrëzua nga pushteti, Tinsuldanonda u emërua këshilltar për marrëdhëniet publike në KOSB.

8. Gjermania përgjon Ministrinë Afgane

Agjencia: Bundesnachrichtendienst (BND)

Shteti: Gjermani

BND, agjencia e inteligjencës gjermane për identifikimin e kërcënimeve ndërkombëtare, aktualisht ka shtrirë operacionet e saj në shumë vende rreth e rrotull globit. Operacionet e BND-së janë kryesisht të fshehta. Metodat më efektive të mbledhjes së informacionit janë përgjimi dhe mbikqyrja. Një rast i tillë përgjimi, i cili ra në vëmendjen e publikut ishte survejimi që BND-ja po bënte në Ministrinë Afgane të Tregtisë dhe Industrisë në 2006. BND kishte instaluar të ashtuquajturës software informatike me emrin “Kali i Trojës” në kompjuterat e Ministrisë të cilat përcillnin informacionin konfidencial tek qeveria gjermane. Ky informacion përfshinte dokumentat e brendshme, e-maile qeveritar si dhe fjalëkalimet e pjesëtarëve të inteligjencës sekrete afgane. Kur ky skandal u publikua, këto metoda përgjimi dhe mbikëqyrje ndezën debate të shumta në Gjermani. Shumë qytetarë vunë në pyetje të drejtën e agjencisë për të vepruar deri në këto masa jashtë ligjit. Afganët u revoltuan dhe u ndjenë të tradhtuar pasi mendonin se Gjermania ishte një aleat i afërt. Arsyet e veçanta të përgjimeve të Ministrisë afgane nga ana e BND-së mbeten të paqarta, dhe qeveria gjermane siguroi Kabulin që të gjitha informatat ishin shkatërruar.


7. Bomba në hotelin Hilton në Sydney

Agjencia: Organizata Australiane për Sigurinë dhe Inteligjencën (OASI)

Shteti: Australia


OASI e cila vepron në Kanberra që nga viti 1949, është ngarkuar me mbrojtjen e brigjeve Australisë nga kërcënimet ndërkombëtare. Agjensia e inteligjencës ka qenë në mes të një numri të madh polemikash dhe debatesh gjatë 50 e më shumë viteve që punon për qeverinë australiane. Polemika më e fortë është dyshimi mbi përfshirjen e agjencisë në bombën e vënë në hotelin Hilton në Sidney. Në shkurt të vitit 1978, hoteli Hilton në Sydney priste kryetarët e Komonuelthit në të cilin takoheshin liderët e qeverive të rajonit. Një ngjarje e cila mblidhte me dhjetëra figura të rëndësishme politike. Vonë gjatë natës, ndërsa dymbëdhjetë nga krerët e qeverive ishin në gjumë në hotel, një bombë shpërtheu jashtë hotelit, kur një kazan plehrash ishte zbrazur në një kamionin i cili transportonte ato. Shpërthimi vrau dy civilë, një oficer të policisë si dhe u plagosën disa anëtarë të tjerë të publikut. Tre burra u dënuan fillimisht për krimin, por hetimet e policisë zbuluan një numër të çuditshëm anomalish. Njëra nga këto anomali ishte fakti që n një shkencëtar nga Agjencia Kombëtarë për Hulumtime Shkencore Australiane pretendonte se OASI i kishte presion atij për të ndërtuar dy bomba. Parlamenti votoi për një hetim federal mbi bombat e vëna, por, qeveria australiane vuri veton ndaj hetimit dhe nuk patur asnjë hetim të mëtejshëm. Teoritë e konspiracionit besojnë se qeveria australiane ka përdorur OASI për të vendosur bomba me shpresën se frika e terrorizmit do të lejonte që të miratoheshin ligje për të zgjeruar kompetencat e policisë dhe të shërbimeve sekrete.

6. Infiltrimi kKinez në CIA

Agjencia: Ministria e Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Kineze (MSS)

Shteti: Kina

MSS e Kinës vepron pak më ndryshe nga agjencitë e tjera moderne të zbulimit në këtë listë. Edhe pse ata janë kryesisht të përqendruar në mbrojtjen e vendit të tyre dhe në kundër-spiunazh, ata gjithashtu vendosin agjentë ndërkombëtarë për të marrë informacionin e vyer industrial i cila forcon ekonominë e tyre. Në ditët e sotme, shumë nga taktikat MSS përfshijnë luftën dhe piraterinë kibernetike duke rekrutuar akademikë dhe studentë. Megjithatë, para se avancimet teknologjike në pirateri dhe në internet të përdoreshin në mënyrë kërcënuese, MSS-it i është dashur të mbështetet në infiltrime në agjencitë e huaja të inteligjencës për të pasur akses në informacione konfidenciale. Një informator i tillë ishte Larry Wu Tai-Chin (foto), një njeri i cili ka transmetuar informacion nga SHBA për qeverinë e tij komuniste për 35 vjet me rradhë. Chin ishte fillimisht një përkthyes i konsullatës së SHBA në Shanghai, por pastaj u punësua nga CIA për të përkthyer dokumente konfidenciale të cilët vinin nga vendi i tij. Chin transmetoi informacione të cilat i lejuan qeverisë kineze të zbulonte disa operacione të SHBA në Azi, dhe informoi kinezët për planet e presidentit Nixon për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy superfuqive. Chin u zbulua dhe më pas u dënua me akuza spiunazhi dhe konspiracioni.


5. “Çështja Lillehammer”

Agjencia: Mossad

Shteti: Izrael

Pozicioni i Izraelit në politikën botërore e ka detyruar vendin për të bërë përpjekje të mëdha për të siguruar mbrojtjen e popullit të tij. Mossad, agjencia e inteligjencës përgjegjëse për udhëheqjen e luftës së Izraelit kundër terrorizmit dhe ruajtjen e bashkësive të hebrenjve në mbarë botën, ka ndërmarrë operacione shumë të rrezikshme dhe të guximshme duke nisur nga krijimi i saj në vitin 1949. Dhjetëra përpjekje vrasjesh nga Mossad kanë ardhur në vëmendjen e mediave gjatë viteve, me ‘çështjen Lilehamer’ si më të paharrueshmen. Në vitin 1973, operativët e Mossad besonin se kishin vrarë Ali Hassan Salameh, udhëheqës i “Shtatorit të Zi”, në Lillehammer, Norvegji. Megjithatë, njeriu i cili u vra nuk ishte organizatori prapa masakrës së Mynihut në vitin 1972, por Ahmed Bouchiki, një kamerier maroken. Dy agjentët e Mossad-it të përfshirë në vrasje u arrestuan të nesërmen, pasi u kapën duke ngarë të njëjtën makinë që ishtë parë të largohej nga skena e krimit. Dokumentat që u zbuluan implikuan dy burrat dhe kompromentuan disa misione të tjera të Mossad-it në Evropë.


4. “Komploti i Ambasadorit”

Agjencia: Shërbimi Sekret i Inteligjencës (SHSI)

Shteti: Mbretëria e Bashkuar

SHSI, ose MI6 siç njihet zakonisht në kulturën popullore njihet si agjencia që punëson agjentin e famshëm James Bond. Megjithatë, agjencia britanike ka ekzistuar dhe ka mbrojtur kombin edhe para viteve 1960. Përfshirja e rëndësishme në të dy luftërat botërore si dhe beteja për të parandaluar përhapjen e ndikimit sovjetik nëpër Europë ka formuar bazën e agjencisë së inteligjencës që ne njohim sot. Një ndër operacionet më të rrezikshme që SHSI u përpoq të vinte në terren duke dështuar ishte “Komploti i Ambasadorit”. Ky operacion u ndërtua për të larguar qeverinë bolshevik dhe për të emëruar dhe favorizuar disa udhëheqës ushtarak sovjetik për të drejtuar vendin në vitin 1918. Spiuni legjendar britanik Sidney Reilly dhe diplomati Sir Robert Lockhart kurdisën një skemë për të vrarë Vladimir Lenini së bashku me bolshevikë të tjerë të rëndësishëm duke shfrytëzuar disa truproja të Kremlinit të cilët kishin të pakënaqur nga regjimi bolshevik. Lenini së bashku me Moisei Uritsky (kreu i CHEKA- agjencia kryesore e zbulimit sovjetik për kohën), u qëlluan në të njëjtën ditë i pari nga një anëtar i Partisë Socialiste dhe tjetri nga një ushtar; Uritsky u vra, por Lenini mbijetoi. Këto përpjekje përshpejtuan dhe justifikuan fushatën hakmarrëse te CHEKA-s të quajtur “Terrori i Kuq”, një fushatë e cila pa mijëra të kundërshtarëve politikë dhe intelektualë të arrestuar, dhe më tej të dërguar në kampet e punës apo të vrarë. Reilly u zbulua, por ai arriti të shpëtojë duke ikur në Finlandë, dhe përfundimisht arriti në Londër. Lockhart u arrestua, dhe më tej u shkëmbye me një tjetër diplomat sovjetik Maxim Litvinov.


3. Pushtimi i “Gjirit të Derrave”

Agjencia: Central Intelligence Agency (CIA)

Shteti: Shtetet e Bashkuara të Amerikës

CIA është ndoshta agjencia e zbulimit më e njohur në botë. Ajo është agjencia e vetme e inteligjencës në këtë listë që është zyrtarisht e pavarur nga qeveria duke i raportuar direkt Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. Megjithatë, CIA është përdorur herë të panumërta nga Presidentët amerikanë për të neutralizuar kërcënimet kombëtare të cilat duhet të trajtoheshin me shpejtësi dhe fshehurazi. Ndoshta operacioni më i famshëm që ju zbulua CIA-s ishte zbarkimi në “Gjirin e Derrave” në fillim të mandatit të John F. Kennedy si Presidenti i SHBA-ve. Operacioni kishte për qëllim përmbysen e regjimit komunist të Fidel Kastros në Kubë, një qeveri e cila forcoi lidhjet me Bashkimin Sovjetik I cili ishte kërcënimi më i madh i SHBA-së në atë kohë. Operativët e CIA-s trajnuan kubanë për të hyrë në vend nga “Gjiri i Derrave” në bregun e jugut në 17 prill 1961. Castro, i cili kishte zbuluar operacionin nëpërmjet agjencisë së tij, u përgatit dhe u kundërpërgjigj duke neutralizuar operacionin ushtarak brenda vetëm tre ditëve. Misioni u konsiderua një dështim i madh. Administrata Kennedy u akuzua nga mediat dhe kundërshtarët politik. Pushtimi i dështuar pati ndikim të thellë në marrëdhëniet e Kastros me SHBA gjatë Krizës së raketave kubane të 1962.


2. Mbytja e anijes “Rainbow warrior”

Agjencia: Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë e Jashme (DGSE)

Shteti: Francë


DGSE-ja, zyrtarisht e krijuar në vitin 1982, është agjencia e inteligjencës së Qeverisë franceze për operacionet ndërkombëtare. DGSE-ja u thirr për veprim në vitin 1985 për të mbrojtur testimet bërthamor të Francës në oqeanin Paqësor nga anijet që protestonin. “Rainbow Warrior”, ishte një anije në shërbim të Greenpeace e cila ishte në kryetë armatës së jahteve që protestonin në Moruroa të Polinezisë Franceze. Megjithatë, ndërsa anija u ankorua në portin e Auckland, Zelanda e Re, pak përpara datës së testimit, anëtarët e DGSE-së vendosën dy bomba nën këtë anije. Minat detare të vendosura do të shpërthenin veçmas brenda një periudhe kohore prej 10 minuta, me shpresën se shpërthimi i parë do të detyronte njerëzit të largohen nga anija, dhe shpërthimi i dytë do të fundoste anijen pa viktima njerëzore. Ngjarja nuk shkoi siç ishte planifikuar. Disa anëtarë të ekuipazhit u kthyen në anije pas shpërthimit të parë për të kontrolluar dëmin. Fernando Pereira, një fotograf holandez, u vra kur shpërtheu mina e dytë, nga përmbytjet e ujit që përfshinë anijen. Investigimi i policisë neozelandezë rezultoi në kapjen e agjentëve Dominique Prieur dhe Alain Marfart para se këta të mund të largoheshin nga vendi duke përdorur pasaporta zvicerane. Qeveria franceze pranoi publikisht përfshirjen e tyre në këtë operacion dhe i pagoi Greenpeace shumën prej 8.160.000 $ dollarë në vitin 1987. Prieur dhe Marfart kryen vetëm 2 vjet burgim në një bazë ushtarake franceze në Polinezinë franceze.

1: Vrasja e Alexander Litvinenko

Agjencia: Shërbimi i Sigurimit Federal (FSB)

Shteti: Rusi


FSB është Ministria e zbulimit dhe e sigurisë së Kremlinit, e cila është ngritur në fillim të viteve 1990 nga hiri i subjektit më të frikshëm të Bashkimit Sovjetik, KGB-së. Kjo agjenci akuzohet për helmimin ish-operativit të KGB dhe FSB në ekzil Alexander Litvinenko (foto) në Londër në vitin 2006. Litvinenko kishte jetuar në Britaninë e Madhe pasi ishte larguar nga Rusia në vitin 1998, pasi duke e akuzuar për urdhërimin e FSB vrasjen e Boris Berezovski, një figurë politike ruse. Ai dhe të tjerë ish-operativët u arrestuan, por akuzat kundër Litvinenkos u ra përfundimisht, ai menjëherë u arratis nga vendi me familjen e tij. Në Londër, Litvinenko lëshuar shumë botime kritikuar rritjen e Vladimir Putinit në pushtet dhe mbajtjen agjencitë ruse të zbulimit përgjegjëse për akte terroriste. Litvinenko u ekspozuar në poloniumi-210, një element radioaktiv që hospitalizuar atë në 1 nëntor 2006, dhe shkaktoi vdekjen e tij vetëm njëzet e dy ditë më vonë. Megjithëse informacioni direkt lidh FSB vdekjes së Litvinenkos nuk është gjetur ende ndonjë fakt, besohet gjerësisht se Qeveria ruse urdhëroi vrasjen e tij për të parandaluar atë nga publikimin e ndonjë dosjeje të rrezikshme mbi Putinin.

Related

Suplement 907563331234818584

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

item